AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nisin deklarimet e shpenzimeve të fushatës, PD vijon të heshtë për faturën e La Civitas

by SHT Media
30/08/2025
in Politikë
6
0
Nisin deklarimet e shpenzimeve të fushatës, PD vijon të heshtë për faturën e La Civitas
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me certifikim e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nis numërimi mbrapsht për partitë politike për të depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklarimin e shpenzimeve në fushatë.

Interesi më i madh është të paratë e shpenzuara nga socialistët dhe demokratët, si dy forcat kryesore politike në vend.

Mes parave të shpenzuara nga demokratët janë edhe ato për lobistin Chirs LaCivita, për faturën e të cilit Sali Berisha gjithmonë është treguar i rezervuar për të treguar se sa para i dha magjistarit elektoral që nuk e riktheu në pushtet. Por, mesa duket fatura do të vijojë të jetë mister edhe për pak kohë.

“Ju garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji”, shprehej Berisha.

Sali Berisha ka afat deri në fund të muajit tetor, pasi deklarimi duhet të bëhet 60 ditë pas miratimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, por krahas shpenzimeve të partive, janë edhe ato të kandidatëve për deputet disa prej të cilëve e kanë ezauruar këtë procedurë duke i treguar KQZ-së se xhepat e tyre.

Në analizën financiare të deklarimeve të kandidatëve të listës së Partisë Socialistë rezulton që mes emrave me më shumë para të shpenzuara është Olsi Komiçi ish komisioneri i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokuroreve, nga shtatori deputet i Elbasanit. Ai pranon se ka shpenzuar mbi 25 mijë euro në fushatë.

Kandidatja më e votuar e qarkut Elbasan Sara Mila ka deklaruar 9 mijë euro, ndërsa Vlora rezulton të jetë qarku ku socialistët që garonin në listë të hapur, janë investuar më shumë me burime financiare. Ardit Bido raporton rreth 20 mijë euro, ndërsa Damianin Gjiknurin 10 mijë euro. Ministri i Drejtësisë si drejtues politik i Lezhës, ka shpenzuar vetëm 3 mijë euro.

Në radhët e demokratëve më shumë para rezulton të ketë hedhur për fushatë Gjin Gjoni, në total 10 mijë euro, pasuar nga Belind Këlliçi, i cili ndonëse në listë të sigurt, nuk është treguar i kursyer në fushatë pasi rezulton që të ketë shpenzuar rreth 8 mijë euro, pjesën më të madhe e ka donacion. Më modest në shifra janë treguar Jozefia Topalli dhe Agron Gjekmarkaj, me 1 mijë e 500 euro.

Sali Berisha deklaron zero shpenzime pasi për të ka hapur thesin partia, njëjtë si Edi Paloka e Flamur Noka, ndërsa në kampin rozë mes emrave me zero para figurojnë Endrit Brahimllari dhe Zegjine Çaushi. Për Edi Ramën nuk ka ende asnjë dokument të pasqyruar. Në fund të afatit ligjor, të gjitha paratë e deklaruara do të jenë objekt auditimi nga ana e Komisioni Qendror te Zgjedhjeve, ku në rast mospërputhje shifrash, kandidatët por edhe partia do të përballen me gjoba.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

06/11/2026

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

06/11/2026

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

06/11/2026

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

06/11/2026

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

06/11/2026

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

06/11/2026

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

06/11/2026

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

06/11/2026

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

06/11/2026

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

06/11/2026

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

06/11/2026

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

06/11/2026

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

06/11/2026

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

06/11/2026

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale
  • Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.