AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

NGJARJA tronditëse/ Shqiptari nga Kosova vret gruan shtatzënë në Itali dhe arratiset, zbardhet motivi

by SHT Media
20/12/2023
in Kronikë
6
0
NGJARJA tronditëse/ Shqiptari nga Kosova vret gruan shtatzënë në Itali dhe arratiset, zbardhet motivi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e një gruaje shtatzënë në Itali ka tronditur komunitetin në Spineda në zonën e Trevisos.

Vanessa Ballan 27 vjeç, shtatzënë me fëmijën e dytë, u godit disa herë me thikë në pragun e derës së shtëpisë së saj duke humbur jetën në vend.

Mediat italiane raportojnë se autor i dyshuar i vrasjes së saj është një shqiptar i Kosovës, Bujar Fandaj, 41 vjeç, banues në Altivole dhe që punon si shofer kamioni. Ai është shpallur në kërkim nga policia italiane.

Sipas shtypit vendas, Vanessa dhe Bujari kanë patur lidhje dashurie që kishte përfunduar në vitin 2022. Por ai nuk e pranonte ndarjen, edhe pse Vanessa është e martuar që prej vitit 2013 dhe ka një fëmijë 5-vjeçar dhe aktualisht priste fëmijën e dytë me bashkëshortin.

Bujar Fandaj, sipas mediave italiane, vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin Tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur kishin një romancë dashurie.

Për këtë arsye, 27-vjeçarja e kishte denoncuar në polici. Karabinierët kishin kryer një kontroll në banesën e 41-vjeçarit, duke i sekuestruar kompjuterin dhe celularin.

Sipas policisë italiane që ka ndërtuar dinamikën e krimit, Vanessa e hapi derën e banesës së saj për shkak se e njihte të dyshuarin. Në pragun e derës, ai e dhunoi dhe e goditi mbi 7 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas krimit, ai u largua në këmbë dhe më pas përdori një kamion.

Ka qenë një fqinj që lajmëroi policinë. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes. As djali i vogël 5-vjeçar nuk ishte i pranishëm, pasi ka qenë në kopësht.

Vanessa Ballan njihej nga komuniteti në zonën ku banonte, pasi punonte në një supermarket. Njerëzit e kanë cilësuar atë si një vajzë të qetë, punëtore dhe të sjellshme.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.