• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Nga vrasësit me pagesë shqiptarë, te Karteli i Escobar, lista e kërcënimeve ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

17/10/2025
in Botë
Nga vrasësit me pagesë shqiptarë, te Karteli i Escobar, lista e kërcënimeve ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

Gazetari i njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ Report në Rai3, të cilit i hodhën në erë makinën e tij dhe të vajzës këtë të premte, prej vitesh jeton nën masa të rrepta sigurie për shkak të kërcënimeve të shumta që ka marrë nga organizata kriminale italiane dhe ndërkombëtare, shkruan A2 CNN. Ai ndodhet nën mbrojtje të plotë që nga viti 2021, kur autoritetet italiane zbuluan një plan për ta vrarë, i organizuar nga një trafikant droge me lidhje me ‘Ndranghetën dhe me kartelin kolumbian të Pablo Escobar.

Ranucci ka treguar se kërcënimet ndaj tij kanë filluar shumë më herët. Që në vitin 2009, ai kishte një formë mbrojtjeje të lëvizshme, pasi familja mafioze Ercolano në Katania kishte kërkuar ta “mbante nën vëzhgim” pas një hetimi që ai kishte publikuar mbi aktivitetet e tyre ilegale në një gurore në Siçili.

Në një intervistë për revistën Noi Antimafia, Ranucci ka shpjeguar se pas verës së vitit 2021 u vendos nën mbrojtje 24 orë në ditë. “Një trafikant, në kontakt me familjet e ‘Ndranghetës dhe me elementë të së djathtës ekstreme, kishte urdhëruar dy killer shqiptarë të më qëllonin”, ka rrëfyer ai. Sipas hetimeve, ky person ishte i burgosur në Padova dhe ishte lidhur me grupin kriminal që kishte ekzekutuar bossin Fabrizio Piscitelli.

Ranucci ka kujtuar se edhe në vitin 2010 një anëtar i klanit Santapaola kishte planifikuar ta vriste, por plani ishte ndaluar nga mafiozi Matteo Messina Denaro, i cili nuk donte të tërhiqte vëmendjen e hetuesve.

Në nëntor 2024, gazetari raportoi publikisht për “kërcënime të tmerrshme” që kishin mbërritur në redaksinë e Report pas një kronike mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Ai ka qenë gjithashtu viktimë e akteve intimidimi, si vendosja e dy plumbave P38 pranë shtëpisë së tij dhe ndjekjet e përsëritura nga persona të dyshimtë.

Pavarësisht rrezikut, Ranucci ka deklaruar se do të vazhdojë punën e tij për të zbuluar lidhjet midis politikës dhe krimit të organizuar në Itali.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!