AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga thirrja për të dëshmuar deri te paraqitja në SPAK – Trajektorja 3-mujore e Sali Berishës

by SHT Media
23/01/2024
in Kronikë
6
0
Nga thirrja për të dëshmuar deri te paraqitja në SPAK – Trajektorja 3-mujore e Sali Berishës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa muajsh përballje mes avokatëve të tij dhe prokurorisë e gjykatës, Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të dëshmuar për privatizimin e ish-klubit Partizani, çështje për të cilën po hetohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Ai ndodhej në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 pasi deputetët miratuan në seancën e fundit të vitit 2023 kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e tij.

Trajektorja e Berishës nga kundërshtimi për të vajtur në SPAK te dëshmia e sotme:

21 tetor 2023, arrestohet Jamarbër Malltezi

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit mbrëmjen e 21 tetorit 2023 teksa kishte dalë për të pritur bashkëshorten, Argitën, që kthehej nga Gjermania.

Arrestimi i tij kishte të bënte me privatizimin  e ish-klubit Partizani, ku Malltezi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme prona.

Berisha thirret të dëshmojë në SPAK, Gjykata e Posaçme i bllokon pasaportën

Pas arrestimit të Malltezit, SPAK kërkoi dëshminë e ish-kryeministrit Berisha për çështjen në fjalë, duke e akuzuar atë për shkeljen e ligjit për të favorizuar dhëndrin e tij, gjatë kohës kur ishte kreu i qeverisë.

Gjykata e Posaçme i bllokoi pasaportën ish-kreut të PD-së, për ta ndaluar që të largohej jashtë vendit.

Berisha refuzon të paraqitet, akuza prokurorëve të SPAK-ut Kraja e Millonai e gjyqtares Irena Gjoka

Pavarësisht disa thirrjeve në SPAK, Berisha nuk pranoi të paraqitej për të dëshmuar duke thënë se kërkesa dhe bllokimi i pasaportës së tij ishte antikushtetuese.

Në të gjitha deklaratat për media ai akuzoi prokurorët e SPAK-ut për çështjen në fjalë Arben Kraja e Enkeleida Millonai se vepronin me urdhër të Edi Ramës dhe se ishin të motivuar politikisht në hetimin e tyre.

Ai gjithashtu ka pretenduar se prokuroria ka manipuluar e fshehur provat për dosjen duke publikuar dokumente të shumta sipas të cilave ai ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën hetohet.

Beteja ligjore mes avokatëve të Berishës e prokurorisë

Pas kundërshtimit të Berishës për t’u paraqitur për të dëshmuar, avokatët e tij nisën një betejë disajavore ligjore në gjykatë për të shmangur vajtjen e ish-kryeministrit në prokurori.

Ata kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja pasi sipas tyre është në konflikt interesi duke qenë se është shkarkuar nga detyra në vitin 1996 nga ILD-ja, që asokohe drejtohej nga Berisha president.

Megjithatë e njëjta ILD e riktheu në detyrë Gjokën vetëm 6 muaj pas shkarkimit. Më pas ata e quajtën antikushtetuese bllokimin  e pasaportës së Berishës duke thënë se për diçka të tillë duhej leje nga Kuvendi.

Ndërkohë Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën me avokatëve për përjashtimin  e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca me këtë të fundit që i kërkoi Berishës të paraqitej për të dëshmuar.

SPAK dërgon në Kuvend kërkesën

Teksa beteja ligjore ne gjykatë vijonte, prokurorët e SPAK-ut, Kraja e Millonai u paraqitën në Kuvend për të kërkuar heqjen e imunitetit të Berishës.

Në seancën e komisionit të mbledhur për këtë çështje socialistët e demokratët e Bashës e miratuan duke i hapur rrugën arrestimit të Berishës.

Kuvendi miraton kërkesën e SPAK-ut

Në seancën pasardhëse në Kuvend, e fundit për vitin 2023, deputetët socialistë votuan heqjen e imunitetit të Berishës e hapjen rrugë të arrestimit.

Gjykata vendos arrest në shtëpi për Berishën

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme vendosi masën arrest në shtëpi për ish-kryeministrin Berisha.

Që prej asaj kohe ai qëndron aty duke u shfaqur çdo mbrëmje në dritaren e banesës për të përshëndetur qytetarët e deputetët që e mbështesin nga poshtë.

23 janar 2024, Berisha paraqitet në SPAK

3 muaj pas arrestimit të dhëndrit të tij, ish-kryeministri Berisha është paraqitur mëngjesin e sotëm për të dëshmuar në SPAK.

Ai tha se kishte ardhur për të denoncuar kryeministrin Rama e grupin e strukturuar kriminal në SPAK që ishte angazhuar për të goditur pluralizmin në vend. (Hashtag.al)

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.