AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

by Alb Times
20/10/2026
in Opinion
6
0
Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Endri Xhafo

Te libri “Eskili, ky humbës i madh”, Kadareja flet për të drejtën që ndërron kah. Për të drejtën që nuk është pronë e përhershme e askujt. Kadareja thotë:
“E drejta nuk mund të jetë kurrë në të dy anët njëkohësisht, ajo i takon vetëm njërës prej palëve”.
Kadareja e trajton këtë kur analizon “Orestian” e Eskilit, shfaqur për herë të parë në Athinën e vitit 458 p.e.s., e vetmja trilogji e Antikitetit që ka mbërritur e plotë në kohët moderne.
Trilogjia flet për zinxhirin e vrasjeve brenda familjes së Agamemnonit.
Siç e ilustron edhe Nolani në «Odisenë» e tij, përpara nisjes për në Trojë, për të siguruar erëra të favorshme dhe mbështetjen e hyjnive, Agamemnoni, mbreti i Mikenës dhe komandanti i ushtrive greke, sakrifikoi të bijën, Ifigjeninë. E shoqja, Klitemnestra, u hakmorr kur ai u kthye nga lufta. Oresti, djali i tyre, vrau nënën për të marrë hakun e të atit. Por u përndoq nga Eriniet, hyjnitë e hakmarrjes, për mëmëvrasje.
Pra, në qendër të veprës së Eskilit është një pyetje që ka mbetur aktuale gjatë gjithë historisë së njerëzimit: Çfarë ndodh kur dikush që ka pësuar një padrejtësi merr përsipër ta vendosë vetë drejtësinë, duke kryer një padrejtësi tjetër?
Sipas Kadaresë, “pasioni i tepërt, qoftë edhe në gjendje mbrojtjeje të ligjshme mund të ngjallë shpërnguljen e së drejtës tek kundërshtari”.
Dy mijë e pesëqind vjet më vonë, kjo dilemë po luhet në rrugët e Tiranës.
Protesta e tetorit 2026 ka lindur nga shumë padrejtësi reale. Por fakti që ke të drejtë në fillim të një konflikti nuk të garanton se do të vazhdosh ta kesh. E drejta e kauzës nuk u jep protestuesve të drejtë të pakufizuar për çdo veprim që ndërmarrin.
Jo vetëm e drejta, por edhe detyrimi ligjor ishte me policinë kur ndërhyri qysh në fillim për të ndaluar aktet e vandalëve që i vunë zjarrin Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë, shkatërruan bizneset e rrugës së Durrësit, banka, institucione financiare dhe kompani telefonike, vodhën telefona dhe parfume, tentuan të boshatisin bankomate dhe përdhosën shenjtërinë e Kishës Ortodokse dhe paprekshmërinë e selisë diplomatike të Vatikanit, siç kishin bërë më herët me atë të Izraelit. Dhe për këto tre të fundit, mos e dhëntë Zoti që mllefi i tyre të ketë pasur ndonjë frymëzim nga islami politik që erërat e Azisë së Vogël dhe Lindjes së Mesme po e fryjnë kohët e fundit mbi Europë.
Deri këtu, policia duhej inkurajuar. Siç po bën sot thuajse e gjithë klasa politike në Francë (me përjashtim të islamo-marksistëve të LFI) dhe të gjitha forcat e arsyeshme në Itali. Sepse në një shtet demokratik monopolin e përdorimit të forcës fizike nuk e kanë turmat, por shteti përmes edhe policisë, që e ushtron vetëm në mënyrë të ligjshme dhe proporcionale.
Mirëpo trupa e Policisë së Shtetit shqiptar, ndryshe nga kolegët e tyre francezë apo italianë, vuan namin e zi të disa prej ish-drejtuesve të vet të lidhur me krimin e organizuar. Dhe kjo njollë nuk është e lehtë të shqitet nga mendjet e njerëzve. Ndaj, për t’ia lehtësuar punën vetes në raport me publikun, policia duhet të evitojë në maksimum dhunën e shpërpjestuar, që të mos u japë njerëzve një arsye më shumë për ta parë si polici të narkoregjimit.
Dëshmitë e dy ditëve të fundit nga terreni na tregojnë se efektivë të caktuar të policisë, mesa duket të lodhur e të frustruar nga një situatë që po zgjat, kanë marrë përpara çfarë kanë gjetur. Ashtu sikurse debatet mes dy efektivëve, të regjistruara nga kamerat në rrugë, dëshmojnë për pakënaqësi brenda vetë radhëve të policisë për dhunimin pa dallim të të rinjve. “Chapeau!” për policët me ndërgjegje!
Policët nuk duhet të harrojnë se e drejta për të protestuar paqësisht është një e drejtë kushtetuese. Në diskutimin mbi të drejtën që ndërron kah, e drejta e kauzës nuk zhvlerësohet automatikisht. Një protestues mund të ketë ende të drejtë në kërkesat e tij politike, edhe kur vepron gabim. Aq më pak mund të vihet në diskutim e drejta e protestuesit që rri në mes të turmës së dhunshme pa ndërmarrë ai vetë akte dhune, pa gjuajtur me gurë, pa hedhur fishekzjarrë apo shashka, pa cenuar integritetin fizik të policit. Ai është plotësisht në të drejtën e tij, edhe nëse thërret: “Poshtë diktatura”! Dhe Komisioni Europian, edhe pse e dënoi dhunën ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës, këmbënguli që e drejta për protestë paqësore është thelbësore në një shoqëri demokratike.
Pra:
Policia ka të drejtë ta ndalojë dhunën, jo ta ushtrojë atë pa dallim.
Protestuesi ka të drejtë të protestojë, jo të shkatërrojë.
Asnjëra palë nuk mund ta përdorë të drejtën e vet si justifikim për padrejtësinë që kryen.
Por, që e drejta kalon kollaj në padrejtësi, kjo është një ide që duhet ta ngulisin së pari në kokë policët. Nëse e kuptojnë, hallall ato 2500 eurot!

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

20/10/2026

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

20/10/2026

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

20/10/2026

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

20/10/2026

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

20/10/2026

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

20/10/2026

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

20/10/2026

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

20/10/2026

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

20/10/2026

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

20/10/2026

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

20/10/2026

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

20/10/2026

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

20/10/2026

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

20/10/2026

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë
  • Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.