AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga jahti në avion / “Luksi” i shfrenuar i Ermal Beqirit, si ia doli eksperti i videos ‘Meta-Prifti’ të kapte miliona euro tendera

by Alb Times
29/07/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Nga jahti në avion / “Luksi” i shfrenuar i Ermal Beqirit, si ia doli eksperti i videos ‘Meta-Prifti’ të kapte miliona euro tendera
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ermal Beqiraj, biznesmeni që është arrestuar në Francë, për dosjen e AKSHI-t, ka një karrierë që njeh vetëm rritje, dhe ka zgjeruar portofolin e bizneseve të tij. Ai u kap duke drejtuar një avion, mbi një central bërthamor të rëndësisë se veçantë, ndërsa pasionin për mjetet ajrore, e ka reklamuar herët dhe në rrjetet e tij sociale.

Siç shihet dhe nga fotot që Shekulli publikon, Beqiraj, nuk e fsheh pasionin e tij për avionët, ndërsa poston në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, gjatë hetimeve për dosjen e AKSHI-t, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një jaht luksoz, që dyshohet se ka qenë në pronësi reale të Beqirajt.

Bëhet fjalë për një jaht të markës Predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon gati 1 mln euro. Nga kontrollet e BKH-së, mjeti lundrues mësohet se është gjetur i ankoruar në Durrës.

Sipas SPAK, biznesmeni Beqiri e ka vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët e posaçëm dyshojnë se jahti është blerë nga biznesmeni Beqiraj. Në dosjen e SPAK, Tamizi rezulton se është personi që rekrutonte edhe stafin për kompaninë e Beqirit dhe më pas i transferonte tek kompania e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur po ashtu në kërkim.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave te konstatuara, te cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij  kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve te shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërine “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër te saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhej në dosjen e SPAK.

Së fundi, Beqiraj ishte në kërkim prej 8 muajsh, nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa hetuesit kanë dyshime se ai ka gjetur strehim në Francë. Pikërisht për këtë, drejtuesit e SPAK, kanë pasur një vizitë me autoritetet franceze, duke i vënë në dijeni dyshimet që kanë pasur. Tashmë Beqiraj ndodhet në paraburgim, dhe pritet të dalë sot përpara Gjykatës në Francë, ku do të njihet me kërkesën për ekstradim.

Gazetari Gjergj Erebara ka bërë një identikit, të biznesmenit, që për herë të parë ka dalë në skenë, për ekspertizën e videos Meta-Prifti që u konsiderua e falsifikuar.

“Me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, në një avion privat, ia vlen të rikujtohemi pak për karrierën e tij të bujshme. Eksperti i IT-së duket se pati fatin e madh në jetë që, në vitin 2011, të shpallej nga Gjykata e Lartë si një nga tre ekspertët që duhej të hidhnin tuç FBI-në për videon në të cilën, Dritan Prifti, xhiroi veten dhe Ilir Metën duke diskutuar për korrupsion. Ai nuk zhgënjeu: videoja u shpall e falsifikuar dhe gjykata konkludoi se ajo nuk ekziston.

Beqiri vijoi karrierën e tij si zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Prokurorët besojnë se kompania Fastech e kompjuterëve i transferoi atij 10 milionë euro përmes një kompanie që merrej me tregti çokollatash nga Turqia. Më 2021, Beqiri u shfaq si sipërmarrës, pasi bleu një kompani të programimeve kompjuterike. Kompania fitoi shumë tenderë me çmime pesëfish apo dhjetëfish më të larta se sa kostot, gjë që i mundësoi Beqirit të blejë jaht.

Manipulimi i tenderëve nga grupi i strukturuar kriminal AKSHI i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëramilionë euro, sipas asaj që mund të kuptohet nga dosja e prokurorisë.

Bashkëpunëtori i tij, në krim, Ergys Agasi, është ende në arrati.

Të dy akuzohen për heqje e paligjshme e lirisë, pasi porositën rrëmbimin e një konkurrenti nga eksponentë të dyshuar anëtarë të bandës Çopja, një nga bandat më të dhunshme që ka njohur Shqipëria që nga viti 1997.

Perceptimi ynë i gabuar është që Beqirët vjedhin para. Në realitet, ata vjedhin punë. Në mënyrë që paraja të gjenerohet dhe të bëhet e gatshme për t’u vjedhur, duhet që dikush të punojë. Nga puna, të paguajë taksa. Dhe pastaj nis historia e vjedhjes.

Me një fjalë, dikush duhet të punojë që Beqirët të kenë mundësi të mbajnë jaht dhe të fluturojnë me avion privat. Beqiri dukshëm është modeli i biznesmenit, sipërmarrja e të cilit është korrupsioni”, shkruan Erebara. /SHEKULLI

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.