AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga Cllevio me Noizyn te…? Sherret në Tik Tok që agravuan në dhunë e vrasje, disa nga konfliktet më të bujshme

by SHT Media
06/01/2024
in Kronikë
6
0
Nga Cllevio me Noizyn te…? Sherret në Tik Tok që agravuan në dhunë e vrasje, disa nga konfliktet më të bujshme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në një problem shqetësues për shoqërinë, ku shpesh kthehen edhe në “terren” për zhvillimin e sherreve e konflikteve, që kanë përfunduar deri në vrasje.

Rasti më i freskët është rasti i vetëvrasajes së 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, pas bullizimit që i bëhej përmes një llogarie me emrin e saj në “Tik Tok”.

Por konfliktet e lindura në rrjetet sociale janë të shumta, disa prej të cilëve kanë përfunduar edhe me viktima.

Disa nga konfliktet më të bujshme në rrjetet sociale:

Një nga konfliktet më të njohura në rrjetet sociale është ai mes dy reperave, Keviol Ahmetit, i njohur si Kllevio dhe Rigels Rajkut, i njohur si Noizy. Pas një sherri në rrugë, ku në 6 qershor 2022 Cllevio u rrah nga Noizy dhe pjesëtarë të grupit para lokalit të tij në Durrës, në shenjë hakmarrje u vendos një sasi tritoli në lokalin e Rigels Rajkut në Durrës. Tritoli dyshohet se u vendos nga shoku i Keviol Ahmetit, Laert Haxhiu, i cili është një personazh i njohur i botës së krimit, që akuzohet për disa vrasje.

Po ashtu, Keviol Ahmeti rezulton të jetë porositës edhe i zjarrëvënies së makinës së Noizyt dhe i asaj të personazhit të njohur të rrjeteve zociale, Kozak Braçit, në 2 dhjetor 2023. Edhe kjo ngjarje ka si zanafillë konfliktin e lindur pas daljeve live në Tik Tok.

Një tjetër ngjarje që e ka pikënisjen nga Tik Tok është plagosja e dyfishtë në Durrës, në 14 prill 2023, Klajdi Mancaku qëlloi me armë zjarri në drejtim të 3 personave, Mario Vrionit, Jurgen Vrionit dhe Arben Haxhiut. Të plagosur mbetën dy të fundit. Gjithçka dyshohet se ndodhi si pasojë e një sherri verbal në Tik Tok lidhur me muzikën që krijonin 3 të rinjtë.

Po ashtu edhe vrasja e të riut Vilson Tafçiu në zonën e Astirit në Tiranë, më 20 janar 2020, dyshohet të ketë ardhur për shkak të një sherri i cili agravoi pas postimit të fotos së një vajze në Instagram, me të cilën viktima pretendonte se ishte i lidhur. Iriu Vilson Tafçiu nga Noel Dishi, i cili dyshohet të ketë qenë shok i tij, por marrëdhëniet e tyre ishin prishur për shkak të një vajze.

Në 16 maj 2023, një 15-vjeçar mbeti i vdekur dhe bashkëmoshatari i tij u plagos në Gramsh, pas një sherri me thika. Sherri dyshohet se kishte nisur fillimisht me komente dhe mesazhe në Tik Tok, të cilat çuan deri në ballafaqimin mes të rinjve dhe vrasjen e Fation Bicit./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.