• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Nga beteja e Ramës për mandatin e 4-t te non grata e Berishës, mediat e huaja shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri

11/05/2025
in Politikë
Nga beteja e Ramës për mandatin e 4-t te non grata e Berishës, mediat e huaja shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

“Shqipëria voton ndërsa kryeministri Rama kërkon mandatin e katërt, duke premtuar integrimin në BE”, ky është titulli i Reuters, ndërsa në artikull përmend faktin se kryesocialisti është favorit kundrejt rivalit Sali Berisha. Agjencia citon edhe sondazhet që e nxjerrin kryesocialistin fitues me deri në 50% të votave.

Agjencia e lajmeve përmend gjithashtu edhe performancën e mirë ekonomike, por ndalet gjithashtu edhe te akuzat për korrupsion.

“Sipas disa matjeve, Rama ka performuar mirë. Rritja ekonomike vjetore mbi 4% për vitet 2022-2024, e nxitur nga tregtia me BE-në dhe një bum turizmi, i tejkaloi vendet e tjera të Ballkanit, thotë Banka Botërore”, thuhet në artikullin e Reuters.

Al Jazeera shkruan, “Rama, udhëheqës i Partisë Socialiste në pushtet që nga viti 2013, e ka pozicionuar veten si arkitekti i së ardhmes së Shqipërisë në BE. Ai është zotuar se vendi do t’i bashkohet bllokut deri në vitin 2030, duke përsëritur premtimin në tubimin e tij të fundit: “Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE”.

Al Jazeera përmend gjithashtu se Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA për shkak të akuzave për korrupsion. Ndalet edhe te përpjekja e Berishës pët të tërhequr elektorat me Chris LaCivitën.

“Partia Demokratike solli strategun politik amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën e vitit 2024 të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një përpjekje për të mprehur mesazhin e tyre.”

Washington Post i ka kushtuar gjithashtu një artikull zgjedhjeve në Shqipëri. Përveç premtimeve elektorale të të dyja partive, media amerikane ndalet edhe te korrupsioni ndërsa përmend se kryedemokrati është vetë nën hetim për korrupsion.

“Vetë Berisha është akuzuar për korrupsion dhe është në pritje të gjyqit. Në vitin 2021, qeveria amerikane ia ndaloi atij dhe të afërmve të tij të ngushtë hyrjen në vend për shkak të dyshimeve për korrupsion. Mbretëria e Bashkuar ndoqi shembullin në vitin 2022.”, thuhet në artikull.

Gazeta amerikane ndalet edhe te termat e përdorura gjatë fushatës.

“Rama e përshkroi Berishën si një “buf kënete” – një metaforë për korrupsion – ndërsa Berisha e quajti Ramën një “kryegangster”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Euronews e nis artikullin me epërsinë që ka Rama në sondazhe.

“Sondazhet tregojnë se Rama, i cili ka premtuar anëtarësim në BE në pesë vitet e ardhshme, ka një epërsi të madhe ndaj rivalit të tij të vjetër Sali Berishës, i cili është dobësuar nga një hetim për korrupsion.”

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!