AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Nga ’21 janari’, te marrëveshja me Melonin dhe udhëtimet e familjarëve, Rama i “rrëfen të gjitha” p

by SHT Media
24/11/2023
in Kryesore
6
0
Nga ’21 janari’, te marrëveshja me Melonin dhe udhëtimet e familjarëve, Rama i “rrëfen të gjitha” p
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të premte në një konferencë për shtyp, ku ka folur për çështje të ndryshme të drejtësisë dhe zhvillimeve politike në vend.

21 janari

Rama e nisi me vendimin e gjykatës së Strasburgut për “21 janarin”, i cili e quan vrasjen e 4 protestuesve në bulevard para kryeministrisë në vitin 2011, krim shtetëror. Kryeministri tha se është i bindur që edhe në Shqipëri do të ketë zbardhjet përfundimtare të ngjarjes së rëndë.

“Unë e kam bindje të palëkundur edhe sot e gjithë ditën, që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por sigurisht mund të vonohet. Mund të vazhdojë të vonohet. E për këtë arsye jam këtu duke i shprehur këto konsiderata sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për moralin e sistemit të drejtësisë, për moralin e reformës në drejtësi, për moralin e institucioneve të reja të drejtësisë që të mos vazhdojë kalvari i familjeve të viktimave, të mos vazhdojë të rrijë pezull e gjithë shoqëria për shkak të këtij krimi dhe të mos vazhdojë tërheqja e mos këputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike përballë domosdoshmërisë së bërjes deri në fund drejtësi për mbi janarin”, u shrpeh Rama.

Votimi i buxhetit 2024

Rama tha se nuk është aspak normal fakti që votimi i buxhetit të vitit 2024 të bëhej pa pasur diskutime në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës, por theksoi se nuk kishte opsion tjetër.

“Dëshira për ta diskutuar është e padiskutueshme nga ana jonë. Por kur ti shkon në Kuvend për të folur dhe gjendesh përballë një grupi individësh që bëjnë ato veprime, ka dy rrugë, ose të tregosh forcën e muskulaturës ose në pamundësi për të folur të votosh dhe të vazhdosh rrugën”-tha Rama.

Ai tha se opozita do të vazhdojë të humbasë në zgjedhje sepse ende nuk e di rolin e saj në Kuvend. Sa i takon nismave që mazhoranca i miraton me shumicë votash dhe rrëzimin e nismave të opozitës, Rama tha se në këtë mënyrë funksionon në të gjithë Kuvendet e botës.

“Opozitat nëpër parlamentet demokratike nuk fitojnë asnjëherë debate matematike. Në të gjithë parlamentet e botës, mazhoranca ka numrat. Opozita është aty për të fituar debatin në zemrat dhe mendjet e njerëzve se debatin aritmetik nuk e fiton dot”- shtoi kryeministri.

Udhëtimet jashtë shtetit

I pyetur në lidhje me akuzat e Sali Berishës, në drejtim të tij për abuzim të fondeve publike, kryeministri tha se kurrë asnjë familjar i tij nuk ka përfituar nga fondet publike. Kreu i qeverisë theksoi se ai udhëton si të gjithë shqiptarët e thjeshtë me avionët e linjave, ndërsa shtoi se kur shoqërohet nga bashkëshortja apo fëmijët, secili paguan biletën.

“Nuk jam i pirur që t’u përgjigjem akuzave të dikujt është subjekt i listës së zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë. Subjekt i drejtësisë në Shqipëri. Shmangia do krijonte një keqkuptim të padrejtë, që janë shënjestër e kësaj mënyrë shumë të ulët të të shfrytëzuarit të mundësisë për të folur në publik. Kurrë në asnjë rast asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi dua që ta mësojnë të gjithë dhe ata që mund të impresionohen nga akuza absurde të mln eurove të shpenzuara për fluturime, që unë dhe të gjitha rastet kur anëtar të familjes sime udhëtojnë më mua, udhëtoj në dy mënyra në rastet e vizitave zyrtare apo të punës sime si kryeministër, me avionin përkatës, në të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si gjithë shqiptarët në ekonomik dhe me shpenzimet e mia dhe të familjes”, tha Rama.

Çështja Beleri

Lidhur me betejën që Beleri po bën prej disa muajsh në gjykatë, Rama tha se është vendimi i drejtësisë, jo i qeverisë. Rama tha se Greqia edhe mundet që ta bllokojë integrimin, por kjo nuk është çështje e BE-së apo integrimit.

“Qeveria nuk është palë në këtë histori. Bëhet fjalë për një individ që është arrestuar në flagrance për blerje votash, është në pamundësi të bërjes së betimit qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Kjo nuk ndodh të vëmë sistemin e drejtësisë në funksion të kërkesave nga të huajt. Kjo është e prerë ne nuk ndërhyjmë për asnjë arsye dhe asnjë formë në punë e institucioneve të drejtësisë dhe aq më pak të institucioneve të reja. Janë produkte të një përpjekje që e kemi udhëhequr ne, realizuar ne. Reformën në drejtësi në realitet duhet ta zbatojnë ata dhe ne duhet t’i mbështesim duke mos u përfshirë. A mundet Greqia të bllokojë? Edhe mundet. Nëse kjo do të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do të ishte shumë joserioze që Shqipëria që njihet botërisht sot si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte qoftë nga opinioni ndërkombëtar i përgjithshëm, të kthyer nga një vend që nuk mungon në toplistat e destinacioneve të preferueshme, të bllokohet për një çështje që nuk është fare çështje e BE-së apo integrimit”, tha Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.