• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Nga 140 në 101 ligjvënës, ekspertët: Parlamenti më i vogël do të ishte më efikas

13/09/2025
in Politikë
Nga 140 në 101 ligjvënës, ekspertët: Parlamenti më i vogël do të ishte më efikas

Propozimi për të ulur numrin e deputetëve nga 140 në 101 ka ngjallur diskutime në opinionin publik.

Ekspertët zgjedhorë të pyetur nga RTSH theksojnë se për popullsinë e Shqipërisë, 140 ligjvënës janë shumë dhe një parlament më i vogël do të funksiononte më mirë, dhe do të ishte më pak i kushtueshëm për shtetin.

“140 deputetë për numrin e banorëve të Shqipërisë janë shumë. Në gjykimin tim është nevojshme të ndryshohet edhe mënyra sesi është e ndarë Republika e Shqipërisë në 12 rajone. Mund të bëhet një zonë zgjedhore e vetme e gjithë Shqipëria. Pra, 101 deputetë të dalin në një rang kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore ose mund të ketë vetëm katër zona zgjedhore. Kjo do të ruante edhe përfaqësimin e qytetarëve me kandidatët e tyre, por do të bënte të mundur gjithashtu të mos zhduken votat”, u shpreh eksperti zgjedhor, Andon Kume.

“Shqipëria është një vend i vogël dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk e ka shumë të nevojshme për të pasur numerikisht një numër kaq të madh [deputetësh]”, tha Gerta Meta, eksperte zgjedhore.

Ekspertët u ndalën edhe tek ndryshimet e propozuara nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për reformën zgjedhore, i cili u bëri thirrje palëve politike për të arritur konsensus mbi pikat kyçe për të ngritur standardin e procesit të zgjedhjeve.

“Një nga çështjet më të rëndësishme që duhet të zgjidhet është depolitizimi i administratës publike. Ka ardhur momenti që me komisionerë të pavarur, pra, jopartiakë, të mund të rikthehemi në vlerësimin dhe numërimin e votave në qendrat e votimit. Mënyra e votimit elektronik të përhapet sa më shumë, sidomos në qarqet e mëdha. Patëm një sistem zgjedhor me lista të hapura. E ndryshuam, e bëmë me listë të mbyllur dhe të hapur, por rezultati që ka prodhuar ky sistem zgjedhor… Janë rreth 60 mijë votues që janë të papërfaqësuar”, tha Kume.

“Politika duhet të rri larg procesit zgjedhor. Komisionerët të jenë një trupë profesioniste, ku bazë të jetë përgjegjshmëria dhe zbatimi i ligjit dhe i Kodit Zgjedhor. Ne të gjithë themi që këtu ka para pa fund, harxhohen para për fushata zgjedhore, por askush nuk flet, askush nuk deklaron”, theksoi Meta.

Më të lexuarat

  • Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e bllokon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pres të më marrë ende në telefon…”, Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Urdhri i ri, Mojtaba Khamenei i vendos vijën e kuqe SHBA-së për uraniumin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fundi i një autokrati/ Orban nuk do të kthehet më kurrë, Magyar vendos kufi 8-vjeçar për kryeministrat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bleu mandatin te Shkëlzeni për 500 mijë euro, deputeti sheik i PD-së Ramadan Likaj pritet të kalojë në krahun e PS-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-kandidati për kreun e PD-së: Edhe Meremja do ta mundte Berishën po ta lejonin të garonte, ajo parti nuk ka të ardhme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Perandoria e Messina Denaro-s: harta e thesarit të bosit të fundit të madh të Cosa Nostra-s!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!