AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Nëse unë fitoj Bashkinë e Tiranës, bie qeveria!”/Qori: Nuk mund t’i bashkohem kandidatit të Berishës, siç bënë partitë e reja

by SHT Media
10/10/2025
in Politikë
6
0
“Nëse unë fitoj Bashkinë e Tiranës, bie qeveria!”/Qori: Nuk mund t’i bashkohem kandidatit të Berishës, siç bënë partitë e reja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj. Qori tha se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ishte qesharake nëse Rama dhe Celibashi organizojnë zgjedhje në datën 9 nëntor. Megjithatë Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë do të vijojë përgatitjet për zgjedhje, për të qenë gati.  

“Beci hodhi hipotezën që KQZ dhe Rama mund të thotë vazhdojmë punën dhe bëjmë zgjedhje, ky do të ishte atentat. Do të ishte e papërfytyrueshme, që kur GJK thotë pezullohet, ata thonë shkojmë në zgjedhje. Nëse GJK ka 30 ditë kohë të japë vendimin, nëse e jep në datën 2 nëntor e zëmë, këta të KQZ thonë zgjedhje pas 7 ditësh. Kjo është qesharakja e procesit. Prandaj Presidenti i Republikës ka bërë gabim të rëndë që ka dekretuar zgjedhjet. 

Ne si parti nuk mund të mos nxirrnim kandidaturë, dhe as sot që flasim nuk mund ta ndalim fushatën, pasi është krejt e mundshme, që të dalin Rama dhe Celibashi dhe të thonë vijojnë zgjedhjet. Pra duhet të jemi gati”, deklaroi Qori.  

Kreu i Lëvizja Bashkë, përsëriti thirrjen që kandidatë e tjerë të pranojnë debatin në studio televizive.  

“Më vjen keq që kandidatët e partive të tjera, nuk do të vijnë në një debat. Në vend të dalin ata në debat, dalin përfaqësues të partisë që mbështesin kandidatin dhe zëvendësojnë kandidatin. 

Uroj të bëhet pas 25 vitesh një debat për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që qytetarët të votojnë me arsye, duke njohur kandidatët, programet, përgatitjen e tyre. Zgjedhjet nuk janë thjesht kurim imazhi. Qytetarët duhet të kenë mundësi t’i dëgjojnë të gjithë”, tha Qori.  

Lidhur me kandidatin Florian Binaj, Qori deklaroi se ai është kandidat i Sali Berishës dhe Lëvizja Bashkë nuk mund të bashkohet me grupin e partive që po mbështesin kandidatin e Berishës.  

“Manastirliu është kandidate e Ramës, nëse e votojnë e dinë të gjithë që do të jetë Rama kryetar bashkie. Binaj është kandidat i Berishës dhe koalicionit të tyre, disa parti që kanë dalë nga gjiri i PD dhe po kthehen në mënyrë të kamufluar. Partitë e reja kanë tradhtuar edhe votuesit, sepse kanë thënë jemi kundër sistemit. Sot mbështesin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Tiranës. Nëse qytetarët votojnë Binajn, marrin Berishën në krye të Bashkisë. Nëse më votojnë mua, do të marrin mua, sepse nuk kanë kë marrin tjetër. Ne nuk na bashkon asgjë me partitë e vjetra të sistemit.  

Jemi kundër oligarkisë ekonomike. Nuk bëj dot fushatë me Berishën dhe unë të denoncoj kullat dhe Berisha të thotë nuk ka oligarkë dhe janë fakirë. Distanca jonë me partitë e tjera është e plotë. Kurdo qofshin zgjedhjet e Tiranës, ne do të dalim dhe do të kërkojmë vota. 

Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria, është tronditje shumë e madhe e sistemit. Nëse do të na mbështesin, efektet nuk do të jenë vetëm administrative, por do të nisë një transformim i shpejtë i Shqipërisë”, tha ndër të tjera Qori.  

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë
  • Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.