AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

by Alb Times
24/11/2026
in Politikë
6
0
“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u shpreh se shqetësimi kryesor i Partisë Socialiste është që qytetarët e Tiranës të kenë sa më shpejt një bashki me kokë”.

“Shqetësimi dhe meraku ynë kryesor është kryeqyteti dhe që kryeqytetasit të kenë sa më shpejt normalitet, të ketë një bashki me kokë, jo pa kokë, dhe të jetë e qeverisur sa më mirë. Ne shpresojmë dhe ne do luftojmë që ai kryebashkiak të jetë pjesë e vizionit dhe e forcës sonë politike”, tha Gonxhja në studion e “Off the Record”, në A2CNN.

Kur u pyet për komentet e zotit Erion Veliaj nga qelia, Gonxhja u shpreh:

“Më shqetëson në nivelin human çdo gjë që mund t’i ndodhi dikujt në aspektin njerëzor. Nuk diskutohet që kjo është një gjë shumë e rëndë sepse edhe pjesa e problematikës shëndetësore që ai kishte më shqetëson natyrisht. Për familjen dhe për gjithçka që ai përfaqëson për gjithë rrethin e tij, për gjithë atë që ai përfaqëson për ne, për atë që zoti Veliaj ka bërë me Tiranën, për atë që ka arritur. Unë kam qenë bashkëpuntëtor i tij, kam punuar për të, kam punuar për kryetarin Rama, kam punuar dhe për kryetarin Veliaj. Janë dy ish-kryetarë bashkie për mua dhe unë kam qenë drejtor agjencie, kam qenë nënkryetar, jam marrë goxha me Tiranën. Pra, kjo është një gjë që është e padiskutueshme. Nga ana tjetër, për pjesën e qëndrimeve politike, u sqarua në Asamble. Ju e mbani mend Partinë Socialiste të para shumë viteve dhe atë estradën që bëhej me forumet e partisë kur s’kishte një sens dhe një masë. Kjo gjë ne mendojmë që nuk është më as e dobishme për partinë, as e dobishme për elektoratin, as e dobishme për qytetarët, as e dobishme për opinionin publik. Ne këtë situatë nuk duam ta ushqejmë dhe qëndrimi është që ne çfarë kemi, e themi aty. Ne çdo qëndrim e çdo gjë e themi aty. Ne çdo gjë e shprehim brenda shtëpisë. Nuk diskutohet që pastaj secili është i lirë në rrugën e vet, me qëndrimin e vet, me kurajon e vet, me forcën e vet t’ia dalë”, vijoi ai.

Në raport me kryebashkiakun Veliaj ai tha se edhe vetë kishte garuar për këshilltar dhe më pas për deputet, teksa theksoi se logoja e PS ka rëndësi, pasi janë votat e saj.

“Unë di t’ju them që më bashkon një gjë me zotin Veliaj, në kuptimin e G99, kur ata ishin goxha çuna të talentuar, të rinj. Më duket se kanë marrë diku te 1900 vota kur konkurronin për Bashkinë e Tiranës. Kam tentuar të futem në Këshillin Bashkiak të Tiranës me një subjekt politik në vitin 2015 dhe kam marrë 1780 vota. Pa Partinë Socialiste, pa forcën politike mora vetëm kaq vota. Ne të gjithë shtojmë diversitetin, ne të gjithë shtojmë pasurinë e Partisë Socialiste, por që t’i karshillosemi Partisë Socialiste nuk i shkon askujt. Ne nuk e inkurajojmë dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë me askënd nga ne. Kush e ka në mend, vijon jetën e vet dhe natyrisht që në respekt të plotë të të drejtave të secilit. Tani që unë kam marrë 25 000 vota nuk bëj kurrë gabimin të mendoj se këto janë votat e mia. Janë votat e Partisë Socialiste, janë votat e përgjegjësive që më kanë besuar, janë votat e detyrave që unë kam kryer. Kam bërë shumë punë të mira, mund të kam bërë edhe ndonjë gabim, por pa Partinë Socialiste nuk merrja dot unë 25 mijë vota. Partia është instrumenti më i mirë që njohim për të bërë më të mirë Shqipërinë. Ne e kemi këtë logo. Dikush tjetër ka një logo tjetër”, theksoi ministri.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1308 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1308 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Sot mbahet seanca për Veliajn në GJKKO, gjykata pritet të vendosë edhe për operacionin në Tiranë!

24/11/2026

Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

24/11/2026

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

24/11/2026

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

24/11/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

24/11/2026

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

24/11/2026

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sot mbahet seanca për Veliajn në GJKKO, gjykata pritet të vendosë edhe për operacionin në Tiranë!
  • Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.