• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten pas dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me të

21/10/2025
in Botë
Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten pas dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj. 

Regina Aviles, 35 vjeç, nëna e një djali tetëvjeçar, i vuri flakën vetes më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së saj në Uvalde, duke pësuar djegie të rënda që i morën jetën një ditë më pas në spital. 

Sipas burimeve të shumta që folën për “Daily Mail”, Aviles, e cila shërbente si drejtoreshë rajonale e Kongresmenit Tony Gonzales që nga viti 2021, kishte nisur një lidhje romantike me ligjvënësin 43-vjeçar, i martuar dhe baba i gjashtë fëmijëve. 

Zyra e Gonzales nuk e mohoi lidhjen, pavarësisht kërkesave të përsëritura të gazetarëve. 

Policia e Uvalde konfirmoi se ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpinë e viktimës, ndërsa pamjet janë dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik të Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit. 

Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të publikojnë thirrjen në 911, raportet policore dhe videot e incidentit, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit që të mbajë materialet të vulosura. 

Ky vendim, i pazakontë për hetime të tilla, ka ngritur dyshime për ndikim politik dhe favorizim ndaj Gonzales, një figurë me ndikim në zonën e Uvalde. 

Aviles, e njohur nga miqtë si “Regi”, ishte e ndarë nga bashkëshorti, Adrian Aviles, por ata vazhdonin të kujdeseshin së bashku për djalin e tyre të vogël. 

Ajo ishte një figurë aktive në komunitet dhe shpesh shoqëronte Gonzales në takime publike, përfshirë vizitën e profilit të lartë të Elon Musk në kufirin SHBA-Meksikë në shtator 2023. 

Një burim i afërt me familjen tha se bashkëshorti i saj kishte zbuluar lidhjen me Gonzales disa muaj para vdekjes, gjë që kishte çuar në ndarjen e çiftit. 

Më të lexuarat

  • “I mora dhe ujë të bekuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen momentin kur i vdiq i ati: Isha në Kishën e Laçit për t’u lutur

    “I mora dhe ujë të bekuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen momentin kur i vdiq i ati: Isha në Kishën e Laçit për t’u lutur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hontavirusi, pasagjerët evakuohen nga anija

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gruaja Mc Kreshës mesazh Rozana Radit pas përballjes së tyre në emision

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike bërthamore nëse vritet Kim Jong Un

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani: Anijet luftarake britanike dhe franceze në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia vret tre ukrainas brenda 24 orëve, akuzon Kievin për shkelje të armëpushimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarandë/ Zbardhet atentati me eksploziv, dy të dyshuar në kërkim për tentativë vrasjeje (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!