AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Na vranë për herë të dytë”, lirohen 3 adoleshentët që i morën jetën 18-vjeçarit në mars 2024

by SHT Media
03/04/2025
in Kronikë
6
0
“Na vranë për herë të dytë”, lirohen 3 adoleshentët që i morën jetën 18-vjeçarit në mars 2024
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka liruar 3 nga 4 autorët që vranë më 31 mars 2024 Aureljo Dervishin, 18 vjeç, në afërsi të rrethrrotullimit në Shkozë.

Arsyeja është se procesi gjyqësor ndaj autorëve është zvarritur në hetim dhe gjykim. Babai i viktimës dha një intervistë ekskluzive për Fiks Fare, teksa pohoi se “po na vrasin për herë të dytë, djali im është në dhe, ata që e vranë pranë familjes”.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër kur autorët adoleshentë, pa mbushur 18 vjeç, lirohen nga gjykata pa u dhënë dënim. Rasti i parë, i transmetuar në Fiks Fare, ishte në dhjetor 2024, ku autorët që vranë 15-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh dolën disa javë nga qelia, për shkak të zvarritjeve të hetimeve dhe gjykimeve. Juristët kërkojnë që çështje të tilla, me autorë dhe viktima të mitur, të hetohen dhe gjykohen me shpejtësi.

Në muajin dhjetor 2024, Fiks Fare transmetoi thirrjen e prindërve të 15-vjeçarit Fatjon Bici, i vrarë në muajin maj 2023 nga disa bashkëmoshatarë. Autorët kryesorë të sulmit që i morën jetën u liruan beftas nga Gjykata e Apelit në Tiranë, pasi çështja ishte zvarritur në hetim dhe gjykim. Disa javë pas këtij rasti, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një tjetër skandal, kësaj herë u liruan 3 nga 4 autorët që vranë 18-vjeçarin Aureljo Dervishi në datën 31 mars 2024.

Babai i viktimës: Ishte në vendin dhe momentin e gabuar!

Në datën 25 mars 2025, disa ditë para se të mbushte një vit nga ngjarja, Gjykata e Apelit i liroi me arsyetimin se kishte humbur fuqia e paraburgimit. Babai i viktimës kërkon ndihmën e Fiks Fare për të rivënë në vend drejtësinë, pasi, siç thotë ai, “deri tani ia ka lënë drejtësisë, nëse nuk vepron do të marrë masa vetë”.

Azbi Dervishi tregon se ka pasur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Në mars 2024, djali i tij Aureljo sapo kishte mbushur 18 vjeç, kishte dalë nga banesa e tij në Shkozë të Tiranës dhe kishte takuar disa shokë. Thotë se nuk kishte pasur konflikt me njeri, as me shokë e të tjerë. “Ishte punëtor, e merrja në punën time si elektricist. Më prenë krahët”, thotë babai.

Ditën e ngjarjes, Azbiu shton se e kanë marrë disa shokë në telefon, ka dalë dhe kanë shkuar në një pastiçeri. Bashkë me ta ishin edhe dy vajza. Kur kanë shkuar te pastiçeria, atje ishin disa djem, ku njëra prej këtyre vajzave kishte pasur një lidhje. S’kanë bërë asnjë fjalë dhe kanë ikur me makinë. Djemtë i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë ndaluar te rrethrrotullimi i Shkozës. Kanë debatuar dhe më pas makina e viktimës ka ikur nga rrethrrotullimi për te Brryli, ku, pasi kanë bërë vetëm 300 metra, makina e autorëve u ka dalë para.

“I kanë prerë rrugën dhe aty kanë dalë të gjithë. Më pas, njëri prej autorëve, Shahin Hafizi, që emrin s’dua t’ia përmend, i shtyrë nga të tjerët, e ka qëlluar me thikë. Djali im nuk ka pasur asnjë konflikt me këta persona, as i njihte. Ka qenë në vendin dhe momentin e gabuar”, pohon babai i tij.

Mbaruan afatet e paraburgimit, Apeli liron 3 autorët

Babai i viktimës tregon se prej shumë muajsh, çështja gjyqësore vijon në Gjykatën Penale të Tiranës. “E zvarrisin, njëherë mungon njëri avokat dhe njëherë tjetri. E kanë bërë modë këtë. Gjithmonë mungon dikush. Vetëm kur, në datën 25 mars 2025, Gjykata e Apelit liroi 3 nga 4 autorët. Liroi edhe atë që e qëlloi me thikë. Ata janë nga 16 dhe 17 vjeç, po edhe djali im sapo kishte mbushur 18 vjeç. Janë bashkëmoshatarë”, thotë Azbiu.

Më tej shton se as nuk e kanë thirrur në Gjykatën e Apelit, ku u ndryshua masa e sigurisë për 3 nga 4 autorët. “As na thirrën në Apel dhe asnjë gjë. Nuk e di si e bënë, po ata tani janë në familjet e tyre dhe djali im në dhe. Kush mban përgjegjësi? Ta hetojnë dhe gjykojnë shpejt, vetëm e vetëm zvarritet”, thotë babai i viktimës, teksa ka edhe një apel për drejtësinë. “Të veprojnë ata, atyre ua kam lënë deri tani. Mos të veprojmë ne familjarët”, shton ai.

Fiks Fare ka mësuar se në datën 25 mars 2025, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit vendosi të lirojë autorin kryesor Shahin Hafizi dhe dy të tjerët nga burgu, duke dhënë masën e arrestit shtëpiak. Arsyeja ishte se kanë përfunduar afatet e paraburgimit, ku në vepra penale që dënohen deri në 10 vite burg, afati është vetëm 6 muaj në hetim dhe 6 muaj në gjykim.

Zvarritjet lirojnë vrasësit e të miturve!

Fiksi mësoi se “precedenti i rrezikshëm i Gramshit” është përdorur sërish nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Çështja u zvarrit në gjykim dhe, duke qenë se mbaruan afatet e paraburgimit, 3 nga 4 autorët e mitur u liruan.

Emisioni Fiks Fare bisedoi me juristin Eugen Beci, i cili tha se në të tilla raste duhet një hetim dhe gjykim i shpejtë. “Në rastin konkret, kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Nëse vepra penale ka një dënim nga 10 deri në 20 vite burg, afati i hetimit është 1 vit. Gjithashtu edhe afati i gjykimit është 1 vit. Në rastin konkret, masa e dënimit për të miturit përgjysmohet dhe dënimi është më pak se 1 vit. Në këtë rast, masa e paraburgimit është vetëm 6 muaj gjatë hetimeve dhe 6 muaj të tjerë gjatë gjykimit. Duhet një gjykim i shpejtë, pasi në çështje me të mitur kemi edhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur”, thotë ai.

Fiksi e pyeti juristin nëse duhet të ndryshojë legjislacioni apo të ketë hetim dhe gjykim të shpejtë. “Mendoj se duhet një hetim dhe gjykim i shpejtë, i drejtpërdrejt, mos të kemi më të tilla raste! Ndryshimi i legjislacionit është shkelje e të drejtave të njeriut”, përfundon Beci.

Rasti i fundit është i ngjashëm me “precedentin” e Gramshit, të transmetuar në Fiks Fare në muajin dhjetor 2024. Në atë kohë, redaksia transmetoi thirrjen e prindërve të viktimës, 15-vjeçarit Fatjon Bici. Prindërit ishin të shqetësuar për seancat gjyqësore, njëherë nuk vinte gjykatësi, njëherë tjetër prokurori. 2 prej autorëve, ku njëri prej tyre është kryesori Ergi Karaj, i dënuar me 27 vite burg (gjykim të shkurtuar 18 vite), u kthyen në shtëpi me arrest shtëpie.

Nëna e viktimës, gjatë intervistës në dhjetor 2024 për Fiksin, thotë se “ia morën djalin”. “Nuk ka shtet, ata duhet të jenë në burg, djali im është në dhe, kush do të mendojë për atë. Po luajnë me gjakun e djalit tim”, thotë Afërdita Bici. Fiksi ndoqi disa ditë rastin në atë kohë dhe u interesua edhe në Gjykatën e Apelit. Disa ditë pas intervistës, personat u dënuan me vendim të formës së prerë dhe u rikthyen në qeli.

Por, nisur nga këto dy raste, natyrshëm lind pyetja: A do të ketë të njëjtin fat edhe ngjarja e rëndë e vrasjes së Martin Canit?!

Top Channel

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Policia në gatishmëri (FOTO)

13/10/2026

“Airbus” drejt një fabrike të tretë në Marok, rritje e pranisë me 30% dhe 1300 të punësuar!

13/10/2026

“Projekti do realizohet”- Çështjet “Kushner” dhe “SHISH”, Rama flet nga Luksemburgu: Sistemi po funksionon, po luftojmë korrupsionin!

13/10/2026

“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

13/10/2026

Protesta del jashtë kontrollit, nis sulmi edhe ndaj bizneseve private te “Rruga e Durrësit”! Persona me maska shkatërrojnë disa prej tyre (FOTO)

13/10/2026

“E ardhmja juaj është në BE”- Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE, ministri irlandez Byrne: Shqipëria të vijojë me ritmin e reformave!

13/10/2026

“Le ta tundim këtë shtëpi dhe ta bëjmë realitet”- Rama në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE: Një hap tjetër vendimtar

13/10/2026

“Ka qenë nderi i jetës sime t’i shërbej…”, Kimberly Guilfoyle jep dorëheqjen nga posti i ambasadores së SHBA-së në Greqi!

13/10/2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, digjen kosha plastikë dhe policia përdor gaz lotsjellës

13/10/2026

Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët

13/10/2026

Manuali me 4 hapa: Si të “shpëtosh” arsimin dhe demokracinë pa shkruar asnjë rresht

13/10/2026

Detajet/ SPAK goditi grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve, ekzekutohen 7 masa sigurimi! Mes të arrestuarve dhe 2 punonjës policie

13/10/2026

“Dhuna nuk justifikohet”, Demo: Goditja ndaj efektivëve nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar

13/10/2026

Mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Jemi në Tiranë apo në Teheran?!
  • VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Policia në gatishmëri (FOTO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.