• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Na morën Donald Trampin

21/03/2024
in Opinion
Një herë pasaporta e Zef Brozit, një herë e Sal Berishës

Nga Frrok Çupi

Edhe pse presidenti Trump u doli duarsh, mund të kishin gjetur një ngushëllim sot. Bie fjala, një ngushëllim do të ishte sikur të shpallin zotin Todd D. Robinson si engjëll mbrojtës në vend të Donald Trump tradhtarit. Sapo tradhtari është vendosur në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, me mikpritjen e Edi Ramës, në Tiranë zbret nënsekretari për çështjet internacionale kundër Drogës e Krimit. Zoti Robinson ka ardhur sot nga Amerika.

A tradhtoi zoti Trump?

Donald Trump nuk bëri asnjë premtim se ‘do të lironte nga burgu dhe nga non-gratra’ Sali Berishën,  por këta e kishin thurur ëndrrën në netët e tre dimrave që nga viti 2021. As Donald Trump, as e bija, as dhëndri nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se ditkan kush qenka ky Sali që u përgjëroka ndaj familjes bionde të Amerikës. Sidoqoftë, kjo më ngjan me një tregim të viteve para ’80 që më ka mbetur në shënimet nga një fshat i Dropullit. Zonja, mbi të shtatëdhjeta, vinte çdo ditë të mbushte ujë në një zgafellë. Tërhiqte katruvat me ujë por nën shkëmb linte një letër të shkruar me dorë. Letra drejtohej për në Amerikë, te një djalë i emigruar nga po ky fshat, Goranxi. Sipas zonjës, prindërit e kishin fejuar me djalin nga fshati, të cilin as e kishte parë kurrë. Por për pesëdhjetë e ca vjet me radhë, vajza që po i afrohej shekullit, i shkruante letra të fejuarit. Gruaja do t’i binte këmbës po ta pyesje se “a i merr letrat djali?”. As mund ta vije në dyshim, vajza që mbushte ujë i shkruante letra të fejuarit në Amerikë, dhe kaq ishte. Këta që ‘humbën’ Donald Trump sa hap e mbyll sytë, këta mund të kishin krijuar lidhje tjetër, për shembull me zyrtarin e lartë Todd D. Robinson. Mund të kishin thënë se zoti Robinson ka ardhur në Tiranë në mbështetje të zotit Berisha, që t’i heqë titullin ‘non- grata’ dhe ta lirojnë nga burgu. Aq më tepër mund ta kishin bërë të besueshme përrallën për shkak se puna e parë që bëri Todd, u drejtua për në Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale kundër  Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Këta, me një shkathtësi sajesash të llojit të tyre, mund të kishin deklaruar se ‘tani të shikoni çfarë do të bëjë zoti Robinson! Tani do t’i kapë me shpulla Dumanin, Krajën, Gjokën…’ pse e kanë lidhur në burg shtëpie ‘legjendën’.

Po dilema?! Sikur zoti Robinson të ketë ardhur në SPAK bash për të inkurajuar burgosjen e të korruptuarve?! E keqja se kujt t’i besosh tani, mos besoni as te zoti Robinson. Ja kështu janë ndërtuar tregimet banalë me ‘shoku ynë Trump’. Gjithë marrëzia u ndërtua sikur Donald Trump po vuante me natë e me ditë atje në Amerikë, derisa të zgjidhej prapë president dhe menjëherë ‘të rrihte me shpulla prokurorët shqiptarë, kryeministrin, presidentin, Lulin, sekretarin Blinken, zonjën Kim, madje edhe vetë zotin Biden. Fillimisht deklaruan në publik një gjykatës në Francë, emrin e të cilit e kapën në një faqe interneti, dhe thanë ‘ai po e mbron legjendën, do ta shikojmë ç’do t’i bëjë Blinkenit!’. Pastaj e ulën stekën e shkuan te Beleri i Himarës, duke nënkuptuar Greqinë. Ca prej tyre lëshuan zëra se ‘mjerë ju që merreni me Greqinë, ajo ju bën copë!’. Më në fund…, sapo kishin vendosur të mos i ndaheshin presidentit Donald Trump. Ai ‘po vjen në pushtet’, sa të vijë u zgjidh puna. “Donald Trump është si ne, i djathtë dhe i ndershëm…!”, lëshuan zëra ata që mblidhen poshtë ballkonit çdo mbrëmje. Të gjithë flisnin për veshët e  budallenjve dhe të gjithë ushqeheshin si budallenj…

Tani nuk e kanë Donald Trampin. Ua mori Edi Rama. Më budallenjtë e besojnë se Edi bëri rrugë shko- eja në Amerikë derisa e bindi presidentin që ‘të mos rrijë poshtë ballkonit’; dhe ia doli. Ata më perversët thonë se ‘Edi i fali tokën shqiptare për t’ia marrë Trampin legjendës Berisha’. E tëra ndodhi sa hap e mbyll sytë, sipas tyre. Dhëndëri dhe këshilltari diplomatik i Trump, zoti Kusner, ka vendosur të investojë mbi 1 miliardë dollarë në ishullin shqiptar Sazan dhe në kryeqytetin serb, Beograd. Kjo është, Trump u bë me Ramën. Prapë flasin për budallenjtë. Investimi i madh që po ndodh në vendin tonë, ndodh sepse Berisha varet lart në ballkon; ndryshe militarët e PD do të ishin duke vjedhur akoma armë në Sazan. Por për pjesën tjetër shumicë popullore, ngjarja e bujshme që sapo ndodhi me Sazanin, po përcillet me qesëndi: ‘Po ta mori Edi edhe Trampin o Sali, s’e mbajte dot a i zi!?’

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!