AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Muli kërkon qeveri teknike sepse Berisha ka në plan të bojkotojë zgjedhjet e 2025-ës

by SHT Media
26/02/2024
in Opinion
6
0
Muli kërkon qeveri teknike sepse Berisha ka në plan të bojkotojë zgjedhjet e 2025-ës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Carlo Bollino

Tashmë i bindur për një humbje elektorale të re (deri më tani e parashikuar edhe nga të gjithë sondazhet), grupi i Rithemelimit po përgatitet të bojkotojë edhe zgjedhjet e 2025-ës. Berisha është i vetëdijshëm (dhe në këtë pikë ai nuk gabon) se mënyra e vetme për të mos humbur një garë është që të mos marrë pjesë. Problemi është si të shkarkojë fajin për këtë zgjedhje mbi qeverinë, në mënyrë që të mund të paraqitet para pakicës së vogël që ende beson në përrallat e tij, si viktimë e një komploti anglo-rama-amerikan. Idenë e ka nisur Muli, një nga strategët e fundit që kanë mbetur në grupin e tij, sepse bashkë me Edi Palokën, ende mbart një fare masë muskulare të domosdoshme për të kryer urdhrat politike të doktorit. Ideja u shpall dje pas një takimi të Rithemelimit: Nuk ka zgjedhje pa qeveri teknike!!

Prandaj, ëndrra e vjetër e Sali Berishës (dhe njëherësh edhe e Lulzim Bashës) për të futur në dhomat e pushtetit jo pasi ka fituar zgjedhjet politike, por para se të kish votuar, po rikthehet. Muli ëndërron shoferin që i sjell përsëri zarfat brenda ministrisë, Belo fantazon për tenderat që më ne fund mund të ndajnë, ndërsa familja Berisha planifikon se si të shpëtojë nga SPAK duke zënë një pozicion pushteti. Qeverinë teknike të majit 2017 e kujtojmë të gjithë: rikthyer për disa muaj në ekzekutiv krah socialistëve, basha-berishianët u përfshinë shpejt në një seri emërimesh dhe tenderash skandaloze si asnjëherë as më parë se 2013. Nga ajo përvojë totalisht e dështuar ka mbetur si simbol i kompromisit vetëm Erinda Ballanca, e cila mbeti avokatja e Berishës edhe pas emërimit si Avokate e Popullit.

Berisha dhe Basha kishin kërkuar në marrëveshje Ministrinë e Brendshme me bindjen se në këtë mënyrë mund të pengonin mashtrimet e imagjinuara dhe kështu të siguronin një fitore të thellë. Rezultati ishte një fitore e re e thellë e Partisë Socialiste, e cila për të siguruar shumicën nuk kishte më nevojë as për një aleancë me Ilir Metën. Përkundrazi, ndoshta fitoi pikërisht për këtë arsye. Para evidencës së humbjes dhe të frustruar nga roli i opozitës, Partia Demokratike mori rrugën e vetëvrasjes politike, duke braktisur fillimisht parlamentin dhe më pas zgjedhjet lokale të mëvonshme që siguroi se nuk do të zhvilloheshin kurrë pa ta. Natyrisht, u votua rregullisht, megjithëse pa pjesëmarrjen e çiftit Berisha-Basha, dhe si rezultat, Edi Rama dyfishoi pushtetin e tij sepse përveç pushtetit qendror fitoi shumicën absolute edhe në pushtetin vendor.

E vetëdijshme për gabimin fatal të bërë, Partia Demokratike në prill të 2021 u paraqit prape në zgjedhje, gjithashtu me Bashën dhe Berishën në krye, të dy të bindur nga statistika se një mandat socialist i tretë nuk do të mund të realizohej. Nje tjeter llogari e gabuar dhe për të tretën herë socialistët fituan. Një rezultat i papritur përpara të cilit një Lulzim Bashe të habitur i shpetoi arsyetimi i tij i famshëm ”beteja jonë sapo ka filluar” pasi kishte siguruar të tijët se betejën kundër Edi Ramës do ta fitonte pikërisht atë ditë.

Pas zgjedhjeve nis dhe epoka post-Berisha. I sapo rizgjedhur Basha në krye të partisë, pavarësisht humbjes elektorale, Sali Berisha u përball me shpallje fatal amerikan si person non grata për korrupsion familjar dhe minim të demokracisë. Shkarkimi i tij nga grupi parlamentar i bërë nga Lulzim Basha me urdhër amerikan, shkaktoi shpërthimin e Partisë Demokratike dhe fragmentizimin e saj në tre grupe që mund të shuajnë plotësisht forcen e opozitës që është tashmë një pakicë.

Ndërsa Lulzim Basha mbeti kreu formal i Partisë Demokratike duke ruajtur deri më tani vulën dhe simbolin e partisë, Sali Berisha e ka shpallur armikun e betuar dhe u vetëproklamua kreu i Rithemelimit (një grup pa identitet elektoral por që ai vazhdon ta quajë Parti Demokratike) ndërsa Gazmend Bardhi u bë kreu i një tjetër fraksioni që bashkon një pjesë të grupit parlamentar dhe që kohët e fundit është rrjeshtuar me klanin e Berishës. Kur ishin të bashkuar, ata nuk arritën kurrë të fitonin kundër Edi Ramës, dhe duket e pamundur që kjo opozitë ta bëjë këtë tani që janë të ndare, jo vetëm formalisht, por edhe ideologjikisht. Akoma me shume kur ligji i ri zgjedhor që ndalon koalicionet e njohura si ”trena” (një tjetër fitore strategjike e arritur nga Rama falë bojkotimit të parlamentit të vendosur nga PD), që u imponon forcave në garë unitetin maksimal nën një logo të vetme. Deri më tani, logo e vetme në dispozicion për të konkurruar kundër Partisë Socialiste është ajo e Ilir Metës nën të cilën duhet të strehohen Bardhi dhe Berisha (një pro-Spak dhe pro-amerikan, tjetri anti-Spak dhe anti-amerikan) duke parë se aktualisht Lulzim Basha konsiderohet nga të gjithë si armiku par excellence dhe prandaj do të garojë vetëm me logon e PD-së.

Berisha ruan rreth vetes militantët e tij më ekstremistë, të cilët janë gjithnjë e më pak pasi ndjekja e tij e fundit për korrupsion nga ana e Spak ka bërë që të largohet edhe pjesa e vogël e moderuar që ende e kishin mbështetur, ndërsa të ashtuquajturit ”elektorat gri” (vendimtar për të ndryshuar forcën elektorale që Edi Rama vazhdon të gëzojë) janë larguar edhe më shumë nga ky formacion politikisht hibrid me krye Salin Berishën dhe tashmë përfundimisht identifikuar si një forcë ekstremiste, anti-amerikane dhe anti-drejtësi. Të besosh se mijëra personat e mbledhur me mund të 20 shkurtit në Bulevard janë provë e një përmbysjeje të forcave është vetëm një tjetër iluzion, dhe mashtrim për militantët. Kur në protesta marrin pjesë vetëm militantët në vend të popullit, numri nuk ka asnjë rëndësi.

Në këtë skenë elektorale të mirëpërcaktuar (të pakten deri më sot) kushti i Mulit për të marrë një qeveri teknike duket qesharak dhe paradoksal. Pse duhet ta pranojë këtë Edi Rama? Është e qartë se qëllimi i vetëm i këtij pretendimi të re grotesk, është të pergatisë terrenin për të bojkotuar zgjedhjet e ardhshme. Sali Berisha e di mirë se nuk ka asnjë mundësi të kthehet kryeministër, dhe në fakt, gjëja e vetme që i intereson vërtet është të mos dalë humbës nga votimi dhe prandaj, për të mos humbur zgjedhjet mund të vendosë të mos marrë pjesë. Berisha është i bindur se një humbje elektorale do të legjitimojë pozitën e tij si minorancë, ndërsa prej vitesh ka preferuar të bëjë të besohet se është udhëheqës i një shumice që është privuar padrejtesisht nga pushteti.

Por dyshimi që vazhdon të shqetësojë është se si mund të zgjedhin të gjitha këto figura të reja politike që e rrethojnë, të vetëvriten politikisht për të qëndruar besnik ndaj një njeriu që është i vdekur moralisht dhe elektoralisht. Vetëm për të fituar nje vend në listën zgjiedhore dhe per t’u ulur prapë mbi nje karrike ne rradhët e opozitës? Një shpresë që bojkotimi i mundshëm i zgjedhjeve i vendosur nga Sali Berisha do të shuhej menjëherë. Ndërkohë që do ishte me serioze të largohen përherë nga Sali Berisha, (që bashkë me Mulin dhe Belon, por pa parti, vlen pak ose aSPAK), te gjendet një formë kompromisi me Lulzim Bashën për të ndarë udhëheqjen e partisë dhe kandidatin për kryeministër, dhe të gjithë së bashku, nën logot e PD-së, të sfidojnë Edi Ramën në një beteje zgjiedhore që do të kthehej në një garë të hapur. Mund të humbasin gjithsesi, por të paktën do ta bënin me dinjitet.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.