AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Muli dyshon se Rama shpall non grata Ikballën, meqë ka mbiemër Berisha

by Alb Times
25/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Muli dyshon se Rama shpall non grata Ikballën, meqë ka mbiemër Berisha
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i sotëm i Edi Ramës për të shpallur Ikbale Berishën, një fanatike fetare pro-iraniane nga Kosova, si “non grata” në Shqipëri, ka shtuar dyshimet e Mulit se Rama e ka bërë këtë ngaqë Ikballja e ka mbiemrin Berisha.

– Rama kërkon të njollosë Doktorin prap tek amerikanët, – i tha Lelos. – Do t’u thotë atyre që këta me mbiemër Berisha janë pro Iranit në Shqipëri. Hajde t’ua sqarosh atyre tani se vërtet kanë mbiemrin njësoj, po nuk janë kushërinj.

– Besoj që s’e ka menduar kaq thellë, – tha Lelo. – E ka bërë më shumë se është pro Iranit, se sa që ka mbiemrin Berisha.

– Mundet, – tha Muli, – por aty lajmi del me mbiemër Berisha dhe të huajt mendojnë që dhe Doktori është pro Iranit. D.m.th. ne i bëjmë protestat, ne lodhemi, meritat i merr Irani. Madje dhe mbiemrin e Doktorit e merr Irani.

– Unë më shumë shikoj anën pozitive të problemit, – tha Lelo. – Kur dëgjojnë demokratët që dhe Shqipëria shpall njerëz “non grata”, u bie shqetësimi për “non grata”-n e Doktorit se u duket gjë koti. Se ata mendojnë se kjo është kompetencë vetëm e SHBA.

Doktori tani e zgjidhi, – tha Muli, – s’kanë arsye të shqetësohen. Kurse Ikballja nuk merr dot vizë për në Shqipëri. Por meqë në Morinë nuk kontrollohen pasaportat, ajo mund të hyjë e të dalë sa herë të dojë. Se ajo dhe plazhin e veshur e bën, nuk e dallon dot.

– E vetmja gjë që mund të tallin është të thonë që ka dy Berisha “non grata”: një në SHBA, një në Shqipëri. Dhe njerëzit të mendojnë se ky njeriu “non grata” në Shqipëri është Doktori, meqë e dinë që në SHBA ia kanë hequr. Vetëm këtë rrezik shikoj, – tha Lelo.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Vijon e tensionuar protesta, hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës

28/11/2026

Dhunë dhe për festën kombëtare? Nuk u ngopëm me dhunë?

28/11/2026

Protestuesit rikthehen në Sheshin Skënderbej, rinisin sulmet me molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28/11/2026

Protestuesit e dhunshëm ndalojnë autoambulancën, dyshonin se ishte e mbushur me civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Përplasje në Rrugën e Elbasanit, protestuesit e maskuar sulmojnë policinë

28/11/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë/ Policia shoqëron 10 persona

28/11/2026

Policia shpërndan turmën, protesta përhapet në rrugët e Tiranës

28/11/2026

VIDEO/ Lëndohet një efektiv policie, kolegët i vijnë në ndihmë

28/11/2026

Shpërthim molotovi në sheshin Skënderbej

28/11/2026

Zylfie Haklaj rikthen në vëmendje nëntorin e zi të Tropojës: Dhuna ka të njëjtin autor, Sali Berishën!

28/11/2026

Sheshi Skënderbej mbulohet nga gazi lotsjellës

28/11/2026

Tensionohet situata, protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Bujqësisë, godasin edhe selinë e PS-së

28/11/2026

Përshkallëzohet dhuna në protestë, protestuesit e maskuar dalin me mburoja metalike dhe shkopinj druri, sulmojnë policinë me molotovë e gurë

28/11/2026

Rëndohet bilanci nga protesta e dhunshme në Tiranë, 19 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

28/11/2026

Bentley, Lamborghini dhe 374 kg kokainë, jeta luksoze e shqiptarit Elvis Mula që drejtonte grupin e trafikut në Britani, si u kap nga autoritetet

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vijon e tensionuar protesta, hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës
  • Dhunë dhe për festën kombëtare? Nuk u ngopëm me dhunë?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.