AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

by SHT Media
16/02/2026
in Botë
6
0
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi i pesë vendeve perëndimore, që akuzon “shtetin rus” për helmimin dhe vrasjen e opozitarit Aleksej Navalny, nuk ka ndalur negociatat për arritjen e paqes në Ukrainë. Të martën, në Gjenevë të Zvicrës, rifillojnë bisedimet trepalëshe mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se nuk ka “asnjë arsye për të vënë në dyshim” apo “kontestuar” raportin mbi vdekjen e Navalny-t, por nuk dha detaje të tjera.

Nga ana tjetër, Rusia vazhdon t’u dërgojë sinjale Shteteve të Bashkuara. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin, pjesë e delegacionit rus në Gjenevë, ka hedhur sërish idenë e vendosjes së “një qeverisjeje të jashtme në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së” pas përfundimit të luftës. Një propozim që, sipas tij, nuk është i ri dhe që ishte avancuar më herët edhe nga Vladimir Putin në mars të vitit 2025.

Sipas Galuzin, një zgjidhje e tillë do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në Ukrainë dhe ardhjen në pushtet të një qeverie legjitime, me të cilën Rusia mund të nënshkruajë një traktat të plotë paqeje dhe marrëveshje për bashkëpunim të ardhshëm.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë një nga pikat më të ndjeshme të negociatave. Rusia kërkon zgjedhje të reja, duke argumentuar se mandati i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar në maj 2024. Megjithatë, për shkak të ligjit ushtarak, në Ukrainë nuk është mbajtur votim i ri. Moska është shprehur e gatshme të ndalë sulmet në ditën e zgjedhjeve, por kjo nuk mjafton për Zelensky-n, i cili ka deklaruar se zgjedhjet mund të mbahen vetëm pas të paktën dy muajsh armëpushim.

Galuzin akuzoi gjithashtu Kievin se nuk ka reaguar ndaj propozimit rus për krijimin e “një qendre dypalëshe për monitorimin e armëpushimit” dhe grupeve të punës për çështje ushtarake, politike dhe humanitare. Ai kritikoi edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se për shkak të “ngurtësisë ideologjike” dhe refuzimit të dialogut me Moskën, BE-ja “e ka përjashtuar veten nga tryeza e bisedimeve”.

Ndërkohë, Ukraina vijon betejën kundër korrupsionit. Hetuesit kanë njoftuar arrestimin e një ish-ministri të Energjisë, i përfshirë në një skandal korrupsioni prej rreth 100 milionë dollarësh, që ka vënë në vështirësi presidentin Zelensky. Sipas mediave, bëhet fjalë për German Galushchenko, ministër nga viti 2021 deri në 2025, i cili u arrestua teksa po udhëtonte me tren dhe po kalonte kufirin.

Zelensky, pasi u takua me Rubio në Mynih dhe zhvilloi biseda telefonike me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët do të jenë të pranishëm në Gjenevë, theksoi rëndësinë e përparimit në garancitë e sigurisë dhe rindërtimin ekonomik. Ai nuk kurseu as një koment ironik ndaj Putinit, duke theksuar diferencën e moshës: “Unë jam 48 vjeç, ai 73. Unë jam më i ri. Atij nuk i ka mbetur shumë kohë”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.