Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka përgënjeshtruar informacionet që po qarkullojnë për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, duke theksuar se nuk është planifikuar asnjë fluturim shtesë në këtë linjë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, MIA bëri të ditur se, “Informacioni që po qarkullon për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës është i pavërtetë”.
“Nuk është planifikuar asnjë fluturim shtesë në linjën Tel Aviv–Tiranë. Operimet ajrore vijojnë normalisht, sipas skedulit dimëror të përcaktuar”, thuhet në njoftim.
Agjencia u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pasakta dhe të ndjekin burimet zyrtare për çdo përditësim lidhur me fluturimet.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pasakta dhe të informohen nga burimet zyrtare për çdo përditësim”, thekson MIA.
Burimi: Politika
