AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

by SHT Media
29/01/2026
in Politikë
6
0
“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta, nga qelia, ka reaguar sërish për ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke pretenduar se protesta ku humbën jetën katër persona nuk ishte një reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar, ku ai shfaqej duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, por një ngjarje e parapërgatitur.

Ndërkohë, në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të forta ndaj Metës, duke deklaruar se ai ka tentuar të justifikojë veten dhe të fshehë të vërtetën për rolin e tij në protestë, ndërsa paralajmëroi se hetimi për 21 Janarin do të jetë i plotë dhe mund të shkojë deri në gjykatat ndërkombëtare.

“Megjithëse se SPAK nuk e thirri si dëshmitar, Meta shkoi vetë dhe kjo tregon shumë. Nuk mjaftoi me aq, sepse faktikisht nuk tha gjë në SPAK, por shkoi për të justifikuar veten. Ilir Meta ndenji 15 pa folur për “21 Janar”. Ky monologu sot i Metës është një përpjekje për të fshehur të vërtetën. Meta e di shumë mirë se hetimi i plotë që po i bëhet “21 janarit” do të jetë i plotë dhe shterues. Ai e di shumë mirë që ai ishte shkaku. Meta për të fshehur rolin e tij në këtë krim, mundohet që të bënte të diturin, sikur protesta do të bëhej kohë më parë dhe do të ishte e dhunshme. Të gjitha këto i bien sepse nuk kishte asnjë armë në protestë.

Kjo nuk e justifikon faktin që Garda përdori armë ndaj protestuesve. Planin për ekzekutimet Meta e bëri bashkë me Sali Berishën, i nxitën protestuesit që të protesta të bëhej më e rëndë. Sepse ende pa nisur protesta ata përdorën gaz lotsjellës. Ky ishte një skenar. Me çdo kusht kërkonin që protestuesit të shkonin brenda gardhit dhe të justifikonin vrasjet, por nuk ia arritën dot. Kur ikën protestuesit, atëherë bënë vrasjet. Të gjitha ato që janë atje, janë për të mbuluar të vërtetën. Metës po i djeg miza nën kësulë, sepse e di shumë mirë që edhe po s’bëri gjë SPAK çështja do të shkojë në gjykatë, madje deri në Strasburg. E di shumë mirë që e vërteta do dalë. Meta është pjesë e urdhërimit të vrasjeve bashkë me Berishën dhe Bashën”, tha avokati.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.