AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Mjaft me gjenocidin në Gaza”, Europa shpërthen në protesta

by SHT Media
30/11/2025
in Botë
6
0
“Mjaft me gjenocidin në Gaza”, Europa shpërthen në protesta
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në qytete të ndryshme të Europës duke denoncuar luftën izraelite në Gaza dhe duke kërkuar reagim më të fortë ndërkombëtar ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Protestat, të zhvilluara të shtunën, 29 nëntor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, vijnë ndërsa numri i viktimave në Gaza i ka kaluar 70 mijë. Ndër të fundit viktima, janë dy djem të moshave 8 dhe 10 vjeç, të vrarë në një sulm me dron në Bani Suheila, në jug të Rripit të Gazës.

Protesta masive në Paris

Në Paris, rreth 50 mijë persona marshuan në rrugët kryesore të qytetit duke brohoritur “Gaza, Gaza, Parisi është me ju” dhe “Nga Parisi në Gaza, rezistencë!”.

Demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe dënuan “gjenocidin izraelit”.

“Është e patolerueshme. Jemi ende shumë larg drejtësisë”, tha një protestues. Një tjetër shtoi:

Ne e dimë që kjo është e gabuar. Pse ata që janë në pushtet nuk e shohin njësoj?

Anne Tuaillon, drejtuese e Shoqatës “France Palestine Solidarité”, tha se 7 javë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, “asgjë nuk është zgjidhur”. Sipas saj, “armëpushimi është thjesht një perde tymi”, ndërsa Izraeli vazhdon shkeljet dhe ndalon ndihmat humanitare.

Marshime edhe në Londër, Gjenevë, Romë e Lisbonë

Në Londër, organizatorët thanë se deri në 100 mijë persona morën pjesë në marshim, duke kërkuar llogaridhënie për “krimet” ndaj palestinezëve dhe mbrojtje për civilët që vazhdojnë të vuajnë edhe gjatë armëpushimit.

Në Romë, mes protestuesve ishin edhe raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara, Francesca Albanese, dhe aktivistja Greta Thunberg. Mësohet se kanë marrë pjesë rreth 100 mijë persona.

Albanese shkroi në “X” se Izraeli po kryen “gjenocid” ndaj palestinezëve, si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor, duke e përshkruar situatën si “spastrim i planifikuar etnik”.

Shkeljet e armëpushimit vazhdojnë

Sipas raportimeve, Izraeli është tërhequr deri në një “vijë të verdhë” brenda Gazës, por vazhdon të kontrollojë më shumë se gjysmën e territorit dhe ka kryer disa sulme vdekjeprurëse që shkelin marrëveshjen. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, janë regjistruar të paktën 500 shkelje nga ana e Izraelit, me 347 palestinezë të vrarë dhe 889 të plagosur.

Dy vëllezërit Fadi dhe Jumaa Tamer Abu Assi, 8 dhe 10 vjeç, u vranë ndërsa mblidhnin dru për babanë e tyre me aftësi të kufizuara.

“I gjetëm copa-copa”, tha xhaxhai i tyre për AFP.

“Një luftë për mbijetesë”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se “vrasja e civilëve, zhvendosja e një popullsie të tërë dhe bllokimi i ndihmave humanitare janë të papranueshme”.

Nga Gaza, reporterja e Al Jazeera-s, Hind Khoudary, thotë se palestinezët “thjesht po përpiqen të mbijetojnë”.

“Shumë njerëz ende flenë në çadra, pa ushqim, pa ilaçe dhe pa shkollë për fëmijët. Edhe me armëpushim, njerëzit po vdesin ngadalë”, raporton ajo.

Amnesty International paralajmëroi të enjten, 27 nëntor, se autoritetet izraelite “ende po kryejnë gjenocid në Gaza”, duke sulmuar zona të reja dhe duke kufizuar ndihmat kritike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!

27/10/2026

Gënjejmë se na intereson!

27/10/2026

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

27/10/2026

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

27/10/2026

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

27/10/2026

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

27/10/2026

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

27/10/2026

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

27/10/2026

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

27/10/2026

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

27/10/2026

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

27/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

27/10/2026

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

27/10/2026

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

27/10/2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!
  • Gënjejmë se na intereson!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.