AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Minxhozi: Sjellja e Bashës, recetë për humbje votash. Nëse futet në ‘luftën’ mes PS dhe Rithemelimit, asgjesohet politikisht

by SHT Media
12/01/2024
in Politikë
6
0
Minxhozi: Sjellja e Bashës, recetë për humbje votash. Nëse futet në ‘luftën’ mes PS dhe Rithemelimit, asgjesohet politikisht
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Neës Line”, komentoi konferencën për mediat të Lulzim Bashës të mbajtur të enjten. Ai e konsideroi Bashën si një politikan atipik, që sipas të cilit nuk e ka ritmin e duhur politik. Sipas tij, nëse Basha futet në ‘luftën’ mes PS dhe Rithemelimit, asgjesohet politikisht.

“Fakti që Basha rikthehet njëherë në disa muaj, e bën atë një politikan atipik. Një kryetar partie siç ai pretendon të jetë, bazën e aktivitetit të tij politik duhet ta bazojë tek frekuenca e lëvizjeve të tij, me qëndrime dhe deklarata, përballje me kundërshtarin në distancë, ky është aktiviteti. Nëse një kryetar thjesht nuk është në njërën nga këto aktivitete, të cilat janë buka e përditshme e politikës, ai thjesht humbet kuotat. Basha si detyrë, në rrugë institucionale është aktiv, por në rrugë faktike, në atë që është përditshmëria e një aktiviteti politik të këtij niveli, ai thjesht nuk është aktiv por një kryetar de facto që vazhdon vetëpezullimin që ka ushtruar disa herë dhe që kësaj radhe po e zbaton në vend që ta thotë.

Basha nuk është një kryetar partie, por një emër që herë pas here shfaqet, hedh disa fraza, bën një konferencë shtypi dhe thotë se duhet të luajë i tërhequr. Mendoj se e bën se së pari s’e ka nervin dhe ritmin e një politikani të këtij niveli. Së dyti, e kupton se në luftën e ndezur mes PS dhe Rithemelimit ka frikë se nëse futet, asgjësohet politikisht. Duket si një politikan i kapur se sa një politikan i pazoti për t’u futur në atë terren që sapo thashë.“, u shpreh Minxhozi.

Duke u ndalur tek përplasja me Bardhin, ai thotë se këtë e sheh më shumë si një kundërvënie personale.

“Mua më duket gjithçka strategji e Bashës përveçse fituese e votave. Kjo lloj sjellje politike e Bashës më duket receta perfekte për të humbur vota. Kur vijmë tek Bardhi, kemi një njeri që ka bashkuar de facto armët me atë që dikur e quante babai i Shkëlzenit dhe tani shihet që ka shkuar tek Berisha pasi Bardhi dhe të tjerë po mendojnë se e vetmja mënyrë për një mandat është të ribashkohen me Rithemelimin. Është më realiste që ka dy pjesë, pjesa e vogël e Bashës dhe e mesit që i është atashuar Rithemelimit dhe bëjnë hjë beteje së bashku. Armiqësinë e Bashës me Bardhin nuk e shoh te rregullat dhe kriteret, por tek një kundërvënie personale dhe dy ish bashkëpunëtorëve që sot gjenden në trashe të ndryshme politike sepse Bardhi u largua nga Basha pasi mendoi se nuk vlerën më si kartë politike dhe nuk i ofron më një mandat deputeti.”, shtoi analisti./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit
  • Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje
  • Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.