• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s’është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës

20/04/2024
in Politikë
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s’është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës

Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin e tij pedagogun e gazetarisë Mark Marku. Gjatë një bisede ‘pa dorashka’ të konceptuar në pyetje përgjigje mes tyre, kryeministri Edi Rama tregoi pse kërkon një mandat të katërt vitin e ardhshëm kur do të jenë zgjedhjet parlamentare.

Pjesë nga biseda 

Mark Marku: Do të shfaqesh pas një viti në zgjedhje, 3 mandate, me të mirat e të këqijat e tij. Në një qeverisje të gjatë disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt. Kështu jemi mirë e vazhdojmë kështu. Apo do u thuash do bëjmë çfarë s’kemi bërë?

Edi Rama: Kështu jemi e vijojmë kështu, përpiqem të mos e them asnjëherë. Them po, ne mund të mos jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Nëse ndihem I kënaqur nuk ka më motiv prandaj në këtë aspect besoj e shpresoj nuk jam në rrezik.

Është e vërtetë që kemi probleme, pasi do ishte e kotë t’i mohonim por ne i kemi dhënë këtij vendi një mundësi që nuk e ka pasur më parë. Një drejtësi që vepron e pavarur nga pushteti politik. Kemi pasur ministra të pushkatuar edhe më përpara por ka qenë me vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’I vrarë. Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi, sa është inkurajues dhe fragjil dhe garantimi i paprekshmërisë së procesit është i domosdoshëm.

Nga ana tjetër lufta me korrupsionin nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve një solidaritet dhe kapacitet që ia kushton hapësirat për ta luftuar….
Në këtë aspect kemi bërë shumë gjëra pozitive. Duhet të ngrejmë shumë  më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin, jo thjesht tek drejtësia. Ky është momenti, njëri nga dy momente,  që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër pozicionin në raport me mandatin e katërt. Se në kushte të tjera nëse do të kisha bindjen e plotësimit të mozaikut që kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, turizmin e ngritjen e nivelit të turizmit, mbase nuk do të kisha më tundim.

Mark Marku: Problemi është që ju si strukturë qeverisje të mos prodhoni shumë të korruptuar që drejtësia të funksionojë. Të mos jetë drejtësia një fabrikë që bluan të korruptuarit. Vetë sistemi qeverisë të funksionojë të pakësojë sa më shumë.Duhet diçka konkrete. Ok Drejtësia të merret, por duhet reagim i brendshëm ndaj korrupsionit./m.j

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!