AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ministra e ish ministra në pranga/ Rama: Janë në hallet e tyre! A duhen shtuar filtrat? Kam dhënë mesazhe të qarta për të gjithë

by SHT Media
15/04/2024
in Politikë
6
0
Ministra e ish ministra në pranga/ Rama: Janë në hallet e tyre! A duhen shtuar filtrat? Kam dhënë mesazhe të qarta për të gjithë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se ministrat dhe ish ministrat, të cilët kanë rënë në pranga, tanimë janë në hallin e ture dhe se kanë mbaruar punë me politikën dhe publikun.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rama u shpreh se pjesa më e madhe e tyre, kanë qenë të larguar nga qeveria, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë.

Sipas kreut të qeverisë, ndryshimet e vazhdueshme në qeveri, janë kryer për të dhënë mesazhe të qarta.

Pjesë nga intervista

Sokol Balla: Dhjetëra ministra,  ish-ministra, kryetarë bashkie, nuk janë pak apo jo?

Edi Rama: Po një minutë, se ky është një proces 10 vjeçar dhe këtu bëhet fjalë, se nuk dua fare t’i përmend ata njerëz sepse janë në hallet e tyre, dhe kanë mbaruar punë me mua dhe politikën dhe publikun, por bëhet fjalë për një numërim të caktuar që fillon ditën e parë, një. E dyta, pjesa më e madhe ose mos të tërë, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë, kanë qenë të larguar nga qeveria. Pra, kur më thua çfarë duhet të bëjmë ne, çfarë duhet të bëjmë ne faktikisht?

Sokol Balla: Për shembull Erjon Veliaj thotë duhet të shtrojmë filtrat, pas goditjes së dytë që mori Bashkia e Tiranës nga SPAK..

Edi Rama: Mos t’i hyjmë këtij diskutimi se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri, se po flasim bashkë këtu. Unë personalisht di që ne e para e punës, kur vjen puna për qeverinë, unë jam shumë i vëmendshëm dhe kam bërë ndryshime të vazhdueshme në qeveri, iu kam dhënë mesazhet e mia shumë të qarta të gjithëve. Kam dhënë mesazhe të qarta edhe me lëvizjet e qeverisë, edhe me veprimet të tjera që jo gjithmonë kanë qenë të lidhura me çështje që kanë patur të bëjnë me shqetësime të kësaj natyre dhe nga ana tjetër kemi vijuar të bëjmë reformim dhe ristrukturim dhe për këtë flasin shifrat. Vetëm numri i shërbimeve online që bëhen sot, tregon se sa shumë është ulur niveli i korrupsionit në marrëdhënien direkte qytetar-shtet një herë, vetëm ajo. E dyta, po të shikosh numrin e prokurimeve publike, po të shikosh shpërndarjen e fondeve publike me prokurime publike përsëri ka një shpërndarje shumë më të madhe në shumë më tepër duar të fondeve publike që tregon që ka shumë më tepër transparencë, shumë më tepër garë etj etj.

Të gjitha këto janë procese, janë shtetndërtim, nëse do ishin të thjeshta, nëse do bëheshin menjëherë..
Pra, që lufta me korrupsionin duhet të vazhdojë në të gjitha nivelet, kjo nuk diskutohet, që duhet të thellohet, kjo nuk diskutohet, që kur ka ngjarje të tilla njerëzit duhet të ndjehen të çliruar që u lehtësua një peshë që e kemi patur në kurriz edhe që na ka rënduar edhe që nuk e kemi identifikuar dhe jo të krijohet e gjithë kjo zallamahi, por kësaj zallamahisë nuk kemi çfarë i bëjmë është pjesë e jetës politike./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.