AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Balla: Rajoni të forcojë bashkëpunimin në sigurimin e kufijve

by SHT Media
14/05/2024
in Politikë
6
0
Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Balla: Rajoni të forcojë bashkëpunimin në sigurimin e kufijve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana mirëpret për herë të dytë brenda pak muajsh, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Fokusi i këtij takimi ka qenë pikërisht rritja e bashkëpunimin për sigurinë dhe flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se vendet e rajonit duhet të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin mbi menaxhimin e integruar të kufijve e flukseve migratore si dhe në shkëmbenin e informacioneve mes vendeve për parandalimin e akteve keqbërëse.

Balla tha se asnjë vend i rajonit të Ballkanit nuk është imun dhe se nuk mund të përballet i vetëm me sfidat e emigracionit të paligjshëm

“Për ne është një forum që shënon një hap më tej drejt zgjidhjeve të përbashkëta dhe angazhimin e secilit për një bashkëpunim edhe më të frytshme. Falënderoj BE dhe Mbretërinë e Bashkuara që punojnë me ne çdo ditë në këto sfida të përbashkëtave që nuk janë vetë të rajonit tonë, Angazhimi i vazhdueshme me partneret duke punuar se bashku si rajon mund të ecim më shpet drejt anëtarësimit në BE duke forcuar parimet e shtetit të së drejtës dhe nëse ka një çështje te veçantë ku ne mund të bashkojmë më ngushtë është menaxhimi i flukseve migratore. Asnjë vend në rajon nuk është imun dhe nuk i përballon dot i vetëm sfidat e emigracionit të paligjshëm. Kjo konference sot është pikërisht angazhim i përbashkët më zgjedhjet në këtë drejtim. Të gjitha vendet tona kanë fituar një nivel të mirë profesionalizmi dhe kanë filluar jo vetëm të përqasen me standardet evropiane por dhe ti vënë në zbatim.  Shqipëria ka prekur rezultate të prekshme ne rajonin, si lëvizja e lire mes vendeve tona dhe sigurinë e kufijve dhe respektimin e dinjitetit njerëzor të emigrantit. Do bashkëpunojmë në adresimin e sfidave4të emigracionit”, tha Balla.

Ministri kërkoi ndihmën e BE-së dhe partnerëve edhe për rritjen e kapaciteteve, procesin e dixhitalizimit dhe sigurisë së kufirit dhe migracioni.

“Dakordësuam të kemi një qasje më të fortë në menaxhimin e integruar të kufijve, përfshi këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor dhe nevojën për një mbështetje më të fortë nga BE, për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e dixhitalizimit dhe sigurisë së kufirit dhe migracionit. Domosdoshmëri mbetet edhe mbështetja e mëtejshme nga partnerët europianë për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në formë efektive dhe kontrolle të krimeve të kalimit kufitar”, tha Balla.

Si shembulli të shkëlqyer bashkëpunimi, Balla mori atë të  Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe muajt e fundit në përballimin e flukseve migratore.

“Shqipëri po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe mbarëvajtja dhe siguria e turistëve është për ne detyra kryesore. Na duhet të bashkëpunojmë së bashku mes policive tona në shkëmbim informacioneve dhe në nivel operacional ku të jemi një hap para keqbërësve. Duhet të përmirësojmë kuadrin tone legjislativë dhe të përdorim platforma që të ndajmë të dhënat në kohe reale. Modeli që kemi me Anglinë e bashkëpunimi është një model i shkëlqyer i rezultateve konkrete të arritur duke ulur me 90 % numrin e emigrantëve shqiptar që kanë mbërritur në Britani gjatë 2023”, tha ai.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.