AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

by Alb Times
09/11/2026
in Kronikë
6
0
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Foto: Kronikë

6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vlora Hyseni, ish drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Burime për Report Tv kanë konfirmuar se SPAK regjistroi procedimin më 30 tetor. Nga dokumentet që Report Tv ka lexuar thuhet se Vlora Hyseni dyshohet se përfitoi të paktën 500 mijë euro nga Ergys Agasi përmes vëllezërve të saj në Gjermani.

Pikënisja e hetimeve ishte një fletë formati më shënim dore, e gjetur në E.A Tobacco të Ergys Agasit, ku shënohet shifra 119.162.400 lekë, rreth 1.2 mln euro.

Nga hetimet e thelluara SPAK ka vërtetuar se identike shifra prej 119.162.400 lekë (pra rreth 1.2 mln euro), me atë të shënuar në letrën e gjetur në zyrën e Agasit, është transferuar drejt “Enklo Counstruction”, një kompani që nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë e informacionit, nga “Sinteza Co” që së bashku me “Albascan” kishin fituar një tender të AKSHI-t me vlerë rreth 18 milionë euro.

Më pas “Enklo Counstruction”, i ka paguar Ergys Agasit Range Roverin me targa G444A, në shumën prej 290.000 Euro. Po “Enklo Counstruction”, i dërgon një shumë prej 420 mijë eurosh kompanisë “Fortis Beton” të Orest Sotës , i njohur për lidhjet me Ergys Agasin.

Është kompania “Fortis Beton” e cila më pas vijon me lëvizjen e parave. Nis dy transferta jashtë vendit, nga 250.000 Euro secila në mars 2024, drejt kompanisë gjermane Ëilhelm & Co Planungsgesellschaft. Transfertat janë bërë me arsyetimin për projektimin arkitekturor të një qendre tregtare rreth17.000 m2 në Tiranë, që nuk është bërë kurrë.

Në këtë biznes gjerman punon një nga vëllezërit e Vlora Hysenit, dhe SPAK thotë se 500 mijë eurot janë nisur si shpërblim nga Agasi për ish shefen e SHISH dhe se burimi i parave janë lekët e përfituara nga AKSHI.

Një tjetër pagesë prej 450.000 Eurosh e Fortis Beton sh.p.k është anuluar më 27 shkurt 2024. Ishte nisur drejt një tjetër biznesi gjerman Erd & TiefbauDingler GmbH. Kjo kompani ka përfaqësues një person me emrin Izet Dingler, vëllai tjetër i Vlora Hysenit.

Për këto transferta dhe marrëdhënie të shoqërisë Fortis Beton sh.p.k. me Shoqëritë gjermane është pyetur vetë Orest Sota i cili i ka justifikuar me planin arkitekturor të një pallati që ka ndërmend të ndërtojë. I pyetur se pse ky shënim është gjetur në EA Tobacco sh.p.k., Z. Sota ka deklaruar se sugjerimin për shoqërinë gjermane si studio projektimi arkitekturore ia ka dhënë shoku i tij, Ergys Agasi.

SPAK përmes hetimeve ka vërtetuar se Izet Dingler ka pasur më herët mbiemrin Hyseni dhe se kjo është pranuar nga vetë deklarimet e ish Shefes së SHISH para SPAK por edhe nga certifikatat familjare.

Sipas SPAK Ergys Agasiu ka përdorur fonde të AKSHI për korrupsion kundrejt Vlora Hysenit dhe se anulimi i transfertës së tretë prej 450.000 Euro nuk e përjashton dyshimin se ajo shpërblehet nga Agasi për dhënien e informacioneve sekrete të SHISH.

Prokuroria shton se këto fakte janë në verifikime të mëtejshme. Janë nisur letra porosi për autoritet në Kosovë dhe në Gjermani, për të gjetur më shumë detaje në lidhje me vëllezërit e Vlora Hyseni dhe lëvizjet e parave nga kompanitë ku njëri është i punësuar dhe tjetri pronar.

Ndaj ish Shefes së Shërbimit informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, janë lënë në fuqi edhe në Apelin e GJKKO masat e sigurisë së “arrestit në shtëpi” dhe ndalimi i daljes jashtë vendit për akuzat e nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit, Hyseni akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin në arrati, ndërkohë që kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me të.

Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale për dosjen AKSHI, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.

Atij i janë sekuestruar në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompania EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.

Marrë nga Shqiptarja.com

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

09/11/2026

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

09/11/2026

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

09/11/2026

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

09/11/2026

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

09/11/2026

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

09/11/2026

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

09/11/2026

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09/11/2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

09/11/2026

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

09/11/2026

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

09/11/2026

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

09/11/2026

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

09/11/2026

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

09/11/2026

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

09/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!
  • Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.