• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Më vjen turp, jemi të dënuar të…”, Pano Soko thyen heshtjen për sherrin te “Nisma Shqipëria Bëhet”

21/07/2025
in Politikë
“Më vjen turp, jemi të dënuar të…”, Pano Soko thyen heshtjen për sherrin te “Nisma Shqipëria Bëhet”

Mandati i fituar nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit ka ndezur një debat të fortë mes dy palëve të këtij bashkëpunimi, Nismës Thurje dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet të drejtuara nga Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj.

Lidhur me këtë, në “Now” me moderatoren Greta Topjana, Pano Soko ekspert ekonomie, ka komentuar krizën brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, duke e cilësuar situatën si diçka të turpshme.

Ai vë theksin te mosrespektimi i angazhimit për listat e hapura, si dhe te tensionet e brendshme që kanë dalë në publik, duke paralajmëruar se këto devijime rrezikojnë besimin e qytetarëve dhe qëllimin fillestar të koalicionit.

Soko gjithashtu bën thirrje për përgjegjshmëri dhe përmbushje të zotimeve të dhëna para votuesve.

“Çështja është akoma duke u zhvilluar. Kjo që ndodhi ishte një turp në dy plane: E para ishte e gjithë mospërmbushja e angazhimit tonë që morëm përpara njerëzve që na votuan, që ne do shkonim me lista të hapura duke garantuar një mekanizëm për të cilin ne dolëm garant përpara njerëzve. I bëj thirrje të gjithë individëve të cilët në mënyrë fiktive, janë paraqitur në listë të mbyllur që ti përmbahen angazhimit të tyre për të dhënë dorëheqjen dhe për të ç’liruar mekanizmin e listës së hapur.

Koalicioni jonë i ka marrë votat për të çuar në Parlament ata që morën më shumë vota, jo ca njerëz fiktivë që nuk ishin për vota.

E dyta ka të bëjë me tensionet e komunikimit që kanë ekzistuar mes nesh, dhuna është e pafalshme. Komunikimi publik për gjëra që duhen zgjidhur me njëri-tjetrin, është gabim që shpesh herë rezulton fatal, sepse kur gjërat bëhen publike, “urat digjen”, prandaj gjërat mbahen në privatësi për të ruajtur urat.

Të gjitha palët e përfshira të ndërmarrin anagzhimin e tyre për të përmbushur detyrimin që kanë ndaj votuesit dhe për të ç’aktivizuar listën e mbyllur. E kemi të detyrueshme t’u dalim garant njerëzve, dhe është e turpshme nëse nuk e bëjmë”, deklaroi Soko.

Eksperti thekson se respektimi i fjalës së dhënë ndaj qytetarëve janë thelbësore për të mos e humbur besimin e qytetarëve, ndërtimin e një alternative të re politike apo një “korrigjim” nga të gjitha palët e përfshira.

“Nëse ne nisim rrugëtimin tonë politik me një humbje angazhimi të tillë, atëherë besimi i njerëzve nuk është një gjë që fitohet shpesh herë. Personalisht jam ndjerë shumë në siklet, në detyrim ndaj atyre njerëzve që na kanë votuar. Nuk i shof dot në sy. Besoj se ne do gjejmë forcën për të dalë mbi veten për hir të atyre njerëzve që na kanë besuar. Jemi të dënuar të gjejmë një zgjidhje”, tha Pano Soko.

KNSHB fitoi mandatin e vetëm të këtyre zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Marrëveshja ishte e tillë që emrat e listës së mbyllur, e cila përbehet nga të afërm të kandidatëve, do të jepnin dorëheqje si një artificë që kandidatët e listës së hapur të ishin ata që garonin për mandatet.

Megjithatë Lapaj premtoi publikisht se nëse koalicioni do të merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte, por pas zgjedhjeve kjo ndryshoi.

Më të lexuarat

  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makthi i “njëkohësisë”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin: A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!