• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Më mirë i vdekur sesa në Shqipëri”, vetëvritet shqiptari që do deportohej nga Anglia

19/11/2023
in Kronikë, Kryesore
“Më mirë i vdekur sesa në Shqipëri”, vetëvritet shqiptari që do deportohej nga Anglia

Një 37-vjeçar shqiptar, i cili ka tentuar të vrasë veten brenda qendrës së emigrantëve Brook House, në Gatwick të Britanisë së Madhe, raportohet se ka ndërruar jetë një javë më pas në spital.

The Guardian sqaron se emigranti i paligjshëm nga Shqipëria ndërroi jetë të premten në spitalin East Surrey, ku ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pasi kishte tentuar të vetëvritej brenda kampit të emigrnatëve.

Të shtunën në mëngjes, Home Office konfirmoi vdekjen e 37-vjeçarit, ndërsa policia, mjeku ligjor dhe avokati i popullit për burgjet dhe shërbimet e provës kanë nisur hetimet për rastin.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e personit që ka vdekur. Mirëqenia e të gjithë atyre në kujdesin tonë është e një rëndësie të madhe. Çdo vdekje në paraburgimin e imigracionit është një ngjarje tragjike dhe do t’i nënshtrohet hetimit nga policia, mjekësia ligjore dhe avokati i pavarur i burgjeve”, tha një zëdhënës i Home Office.

Ndërkohë, pas përpjekjes së 37-vjeçarit për të vrarë veten dhe tentativës për vetëvrasje të një shqiptari të dytë, një protestë u organizua në qendrën Brook House, e cila së fundmi ka qenë objekt i një hetimi publik për kushtet në të cilat mbahen emigrantët e paligjshëm.

Burri i dytë që tentoi vetëvrasjen sipas Guardian u deportua menjëherë për në Shqipëri, por u kthye sërish në Britani pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.

Home Office më pas e ktheu atë sërish në qendrën Brook House pasi ra dakord të shtynte dëbimin e tij nga Britania. Raporti i një psikologu i parë nga Guardian i kërkon Home Office që të kryejë një vlerësim të plotë klinik përpara se të vazhdonte me dëbimin e shqiptarit.

“Dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë në dëm të pariparueshëm për mirëqenien e tij psikologjike dhe fizike”, thuhet në raport.

Sakaq, një i burgosur shqiptar i përfshirë në protestën brenda qendrës së emigrantëve tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i deportuar në Shqipëri.

“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në Mbretërinë e Bashkuar sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz”, tha ai.

Esme Madill, një avokate në Njësinë Ligjore të Fëmijëve Emigrantë dhe Refugjatë me bazë në Qendrën Juridike Islington, tha se lajmi për vdekjen e 37-vjeçarit kishte krijuar frikë tek shqiptarët që kërkonin strehim në Britani.

“Ky rast ka pasur ndikim të vërtetë tek viktimat e reja dhe të pambrojtura shqiptare të trafikimit me të cilët punojmë, të cilët kanë frikë nga mungesa e mbikëqyrjes gjyqësore dhe besojnë se kjo është ajo që i pret. Ne jemi vërtet të shqetësuar që përcaktimi aktual i Shqipërisë si një vend i sigurt nga Ligji i Migracionit të Paligjshëm po rrit ndjenjat e dëshpërimit tek të rinjtë me të cilët punojmë dhe kemi frikë se incidente të tilla mund të bëhen më të zakonshme”, tha ajo.

Më të lexuarat

  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërcënuan punonjëset dhe grabitën një sasi bizhuterish, Policia zbardh detajet e ngjarjes në Paskuqan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta me Iranin zbraz Pentagonin, SHBA konsumon 80% të raketave dhe hyn në krizë rezervash ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Skeletet’ në dollapin e Elisës që frenuan entuziazmin për “Marrëveshjen e re”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk reshtin pazaret korruptive: Shtyhet sërish ankandi i pronës publike tek Fusha e Aviacionit dhe në Himarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alban Mësonjësi, nga ‘Panama Papers’ i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Monstra i Korrupsionit, Blendi Gonxhe kërcënon protestuesit; ndërsa dosjet e tij të zeza flenë në SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nadir Çausholli dhe Spartak Zekja grup kriminal, rimbursim masiv dhe fiktiv ilaçesh të skaduara, në skenë dy gra Lorela Ballabani dhe Alba Zylfo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës në arbitrazh / Shqiptarët rrezikojnë t’i paguajnë 720 milionë euro Pacollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!