• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Me Edi Ramën jemi të fortë, kundërshtarët janë shkërmoqur”, Kongresi i PS i thur lavde kreut të partisë dh

08/12/2023
in Politikë
“Me Edi Ramën jemi të fortë, kundërshtarët janë shkërmoqur”, Kongresi i PS i thur lavde kreut të partisë dh

Partia Socialiste ka zgjedhur 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, për të zhvilluar Kongresin e Partisë, me objektiva që shkojnë deri në 2030. Aktiviteti ka nisur në Pallatin e Kongresit me një valle nga fëmijët të veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe motivet kuqezi, për të vijuar pastaj me deklarata nga drejtuesit e kësaj partie.

Punimet e kongresit do të zhvillohen në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030. Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

Fjalën hapëse e mbajti ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se sfida e PS është fitorja e njëpasnjëshme e betejave. Për të arritur këtë, Spiropali tha se mbetet sfidë reforma në parti, qeveri, e administratë.

“Ndryshe prej tyre ne kemi lirinë për tu ndryshuar, korrigjuar, mësuar nga gabimet. Ata mbeten viktima të gabimeve të përsëritura. Asnjë lider tjetër sa Rama dhe organizatë tjetër politike nuk është treguar kaq e aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikën e vetëkorrigjimit. Sfida ynë është tërësi betejash të përditshme, të fitohen në mënyrë të njëpasnjëshme. Kjo sfidë kërkon reforma e vazhdueshme, në parti, qeveri e administratë. Një proces që duhej të ndodhte dje, siç ka ndodhur, dhe duhet të ndodhë është nesër, edhe më fort”, tha Spiropali.

Blendi Klosi: Kundërshtarët janë shkërmoqur para nesh, me Edi Ramën jemi shumë të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili hapi zyrtarisht punimet e Kongresit, tha se PS ia ka dalë të jetë e fortë dhe të fitojë çdo betejë elektorale nën drejtimin e Edi Ramës. Ai theksoi se socialistët kanë shkërmoqur gjithë kundërshtarët e tyre.

“Duke ndërtuar një mur të madhe elektoral në përballje të së cilit janë shkërmoqur të gjithë kundërshtarët tanë, të gjithë bashkë, apo veç e veç, në koalicion apo jo të gjithë ata janë shkërmoqur përpara nesh. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Ndaj të nderuar delegatë, miq e të ftuar më lejoni që në emrin tuaj të deklaroj të hapur këtë kongres”, u shpreh ai.

Çuçi: Modernizimi i shtetit, parakusht për luftën ndaj korrupsionit!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se është i domosdoshëm modernizimi i shtetit si parakusht për luftën kundër korrupsionit. Ai tha se për këtë gjë, PS ka bërë që rreth 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qëndrore, të bëhen online duke shmangun mundësitë për korrupsion në zyrat e shtetit.

“Reforma në Drejtësi si një kusht themelor për të luftuar korrupsionin në sektorin publik. Por është edhe një kusht themelor për të gjitha shërbimet publike që ofrohen. E kemi thënë që nga fillimi, parakusht për të luftuar korrupsionin është modernizimi i shtetit. Dhe askush më shumë se PS nuk e ka bërë diçka të tillë në vend. Sot kemi 1237 shërbime publike tërësisht të digjitalizuara që do të thotë se janë 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qëndrore që jepen në rrugë digjitale. Kjo do të thotë se janë këputur marrëdhëniet fizike të 1237 zyrave me publikun, duke bërë të mundur që mundësia për korrupsion në këto raste të jetë zero”- tha Çuçi.

Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut për “21 janarin” i ka hapur rrugë drejtësisë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij para delegatëve socialiste tha se vendimi i Strasburgut për “21 janarin” i ka hapur rrugë drejtësisë. Manja tha se PS do ta mbështesë drejtësinë pavarësisht çmimit.

“Drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Për në socialistët shqiptarë 21 janari është plagë dhimbje por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë, pasi tek drejtësia e ka zanafillën te modernizmi i shtetit. Me ardhjen në pushtet të PS, u premtuan shqiptarëve drejtësi të pavarur, aspiratë e zhvilluar që kur ishim në opozitë. Votën plebishitare të 2013 e farkëtuam përmes një përpjekje historike për ti dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që prej themelit të shtetit shqiptar. Këtë proces transformimi do ta shtyjmë para, pavarësisht çdo lloj çmimi”, tha Manja.

Mesazhi i kryeministrit spanjoll: Keni mbështetjen e plotë për të vijuar me agjendën e zhvillimit të Shqipërisë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches, në cilësinë e presidentit të internacionales socialiste ka dhënë një video-mesazh për Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, duke ofruar mbështetjen e tij në vijimin e promovimit të agjendës së progresit të Shqipërisë.

“Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama, zëvendës president i Internacionales Socialiste. Në emër të Internacionales Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap gjithë mbështetjen për të vijuar me promovimin e agjendës për progresin e Shqipërisë.

Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe se ju do të pëfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është edhe i yni. Të njëjtit projekt të progresit dhe drejtësisë sociale për të cilën ne socialistët në të gjithë botën luftojmë”- tha Sanchez.

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!