AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

by Alb Times
17/04/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, iu drejtua qytetarëve me një fjalim nga selia e PD.

Ai tha se nuk ka forcë në botë që të mund të ndalojë kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Sa i përket dhunës, ai akuzoi policinë se ka plagosur qytetarët dhe vetë uniformat blu me molotovë, ndërsa nuk ndali akuzat ndaj drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit.

“Qëndruat të pamposhtur ndaj një terrori të një regjimi që u soll si pushtues barbar. Zëri juaj u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin e Edi Ramës. Sot, me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari, besëpreri Bizhga dhe Enton Allushi, Dashamir, shefi i njësisë operative, kanë treguar fytyrat e vërteta prej kriminelësh profesionistë. Nuk kanë asgjë të përbashkët me punonjësit e policisë, por janë kriminelë të certifikuar, të cilët mendojnë se do të zbrapsin një popull të tërë në mbrojtje të dyshes Rama-Balluku. Deklarova para pak, po deklaroj përsëri: dosja Rama-Balluku nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre. Ata janë të regjistruar në analet e këtij populli si hajdutët më të mëdhenj. Nuk ka forcë në botë t’i mbrojë ata. Sot, Skënder Balluku, që mori drejtimin e narkopolicisë, shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesorë të PD. Luçiano Boçi është në spital, Flamur Noka pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Klevis Balliu në spital; në spital janë drejtues të tjerë. Gazetari Aulon Kalaja u godit personalisht, në hakmarrje për qëndrimet e tij ndaj regjimit. Drejtues të tjerë të PD janë të plagosur. Sot, Sokol Balluku ka përdorur bomba kundër protestuesve, granata zhurmuese, siç quhen, dhe kanë plagosur disa prej tyre. Kanë hedhur shishe molotov dhe kanë plagosur edhe protestues, edhe policë, sepse u duheshin si dëshmitarë të gjoja akteve të protestuesve. Forcë në botë që të ndalojë kryengritjen tonë paqësore nuk ka”, tha Berisha.

I pyetur nga mediat se kur do të jetë protesta e radhës, Berisha tha se do të jetë shumë shpejt, por pa dhënë një datë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën, nuk përfaqësojnë studentët!

14/10/2026

Protestuesit sulmojnë dhe i vënë flakën Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë! Flakë edhe në një bankë dhe në koshat e mbeturinave

14/10/2026

E paprecedentë, polici bie në tokë, protestuesit e dhunojnë barbarisht, nuk ndalen dhe gjuajnë me gurë (FOTO)

14/10/2026

VIDEO/ Përshkallëzohet situata, protestuesit bllokojnë dhe shkatërrojnë makinën e Policisë!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, ministrja Ismaili: Jo mbi kurrizin e të rinjve dhe Shqipërisë europiane! Zbatimi i ligjit nuk garantohet nga mure

14/10/2026

“Distancohuni nga aktet e dhunës”- Ministri Gonxhja për protestën: Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë!

14/10/2026

Dhuna në protestë, reagon edhe kryeparlamentari Peleshi: Vandalizmi nuk ka lidhje me studentët, shkatërrimi s’i shërben asnjë kauze!

14/10/2026

Protesta, reagon Kumbaro: Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët

14/10/2026

Dhunës së protestuesve s’i shpëton as Ministria e Drejtësisë! Sulmohet me molotovë, flakadanë dhe gurë! Policia i shpërndan me gaz lotsjellës

14/10/2026

Protesta del jashtë kontrollit, sulmohet edhe qendra tregtare “Toptani”, shkatërrime edhe në biznese të tjera! Policia ndjek agresorët

14/10/2026

Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që u del para, i vënë zjarrin edhe 2 mjeteve të Bashkisë Tiranë! Sulmojnë zjarrfikëset dhe bizneset (FOTO)

14/10/2026

Protestuesit i drejtohen Parlamentit, bëjnë thirrje për grumbullim! Policia shton forcat edhe te Bashkia, bën shoqërime të dyshuarish

14/10/2026

Protesta e dhunshme, reagon përsëri Ambasada e SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni grumbullimet, situata mund të përshkallëzohet!

14/10/2026

VIDEO/ Tirana nëntë orë në kaos dhe arenë lufte, i vihet zjarri institucioneve, bankave dhe bizneseve! Xhama të thyer, shkatërrime dhe dëme

14/10/2026

Tensionet në protestë, 11 persona morën mjekim në spitale pas dëmtimeve, 4 prej tyre efektivë të Policisë!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën, nuk përfaqësojnë studentët!
  • Protestuesit sulmojnë dhe i vënë flakën Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë! Flakë edhe në një bankë dhe në koshat e mbeturinave

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.