• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mbyllet Panairi 2023: Fevziu, Ikonomi dhe Zogaj, tre autorët më të shitur të UET-PRESS

20/11/2023
in Kryesore
Mbyllet Panairi 2023: Fevziu, Ikonomi dhe Zogaj, tre autorët më të shitur të UET-PRESS

Është mbyllur me sukses këtë të diel Panairi i 26-të i Librit në Tiranë i cili qëndroi i hapur për pesë ditë me radhë për dashamirësit e librit.

Në Tiranë 95 shtëpi botuese dhe dhjetëra autorë dhe përkthyes nga rajoni morën pjesë në Panairin e 26-të Librit. Takimi vjetor vlerësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe librit shqip. Nisur nga suksesi i këtij viti botuesit thanë se kanë nevojë për më shumë mbështetje për zhvillimin e kulturës kombëtare.

Burime nga shtëpia botuese “UET PRESS” i thanë “Liberale.al” se panairi i këtij viti për të gjithë pjesëmarrësit shënoi një sukses të jashtëzakonshëm. Pas një tkurrjeje që pati vitet e fundit, duket se dalja nga pandemia, por edhe rikthimi i të rinjve dhe qytetarëve te libri, solli pjesëmarrje dhe shitje rekord të librave në panairin e këtij viti.

“UET PRESS” përmendi tre nga librat më të suksesshëm të saj si shtëpi botuese, por edhe të mbarë panairit.

Sukses shënoi libri më i fundit i gazetarit dhe drejtuesit të emisionit Opinion, Blendi Fevziut dhe “UET PRESS” titulluar “Takimet e mia me…” në të cilin përfshihen portretet e 39 personazheve të rëndësishme të historisë shqiptare. Në pesë ditët e panairit libri i Fevziut shiti 2 mijë kopjet e para.
Gjithçka e përmbledhur shkurt, në mënyrë mjeshtërore dhe lehtësisht të lexueshme nga të gjithë kureshtarët e historisë së Shqipërisë.
Libri sjell dëshmi historije për personalitetet më të shquara të cilët dominuan jetën politike të vendit, në 100 vitet e fundit. Përzgjedhja e portreteve të 39 personazheve është bërë nga puna e autorit, i cili i ka mundur t’i njohë ata nga afër dhe t’i intervistojë gjatë karrierës së tij 35-vjeçare.

Duke shkruar jetët e panjohura të Ismail Qemalit, Faik Konicës, Esat Toptanit dhe tani në fund edhe të Fan Nolit, Ilir Ikonomi ka sjellë histori fantastike të cilat kanë mgjallur interes të menjëhershëm për lexuesin. “Apostulli” i Ilir Ikonomit shiti mbi 1 mijë kopje në panair, duke shitur të gjitha kopjet që të shtunën paradite. Paanshmëria, profesonalizmi, larg pasioneve dhe në luftë me subjektivizmin. Ishin këto tipare dalluese të librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit, i gazetarit Ilir Ikonomi, i cili këshilloi studiuesit shqiptarë që të marrin në konsideratë stilin amerikan të të shkruarit të historive dhe t’i lejojnë lexuesit t’i krijojnë vetëgjykimet përballë fakteve që ata mund të servirin. Ilir Ikonomi në vëllimin e parë me 430 faqe, botim i UET PRESS, shënoi një tjetër sukses në panair me Nolin e madh.


“Nata”, romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur Preç Zogaj, i cili përmes fateve tragjike të personazheve të tij, në ngjarje që zhvillohen në periferi të Tiranës, në fillimin e viteve 2000, sjell për lexuesit realitetin letrar të tranzicionit shqiptar. Në pak ditë gjatë panairit romani shiti mbi 500 kopje. Romani siç dihet është një zhanër më i vështirë për t’u përqafuar shpejt në kohë nga lexuesi i gjerë ndaj edhe “Nata” konsiderohet një tjetër sukses i madh i shtëpisë botuese UET PRESS në veçanti dhe i librit në përgjithësi. Teksa që në fillim pas daljes në treg vlerësimet ishin të shumta dhe interesimi ka qenë i madh, edhe suksesi i romanit “Nata” është garantuar.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!