• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

17/02/2026
in Botë
Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit
Shpërndaje me miqtë

Presidenti i Donald Trump ka njoftuar se anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë ndihmë për Gazën, në kuadër të përpjekjeve për rindërtim dhe stabilizim humanitar.

Në një postim në Truth Social, Trump bëri të ditur se zotimi formal për financimin do të shpallet më 19 shkurt 2026 në Uashington, në Institutin “Donald J. Trump Institute of Peace”.

“Më 19 shkurt 2026, do të jem përsëri bashkë me Anëtarët e Bordit të Paqes në Institutin e Paqes Donald J. Trump në Uashington, ku do të njoftojmë se Shtetet Anëtare kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për përpjekjet Humanitare dhe të Rindërtimit në Gaza, dhe kanë angazhuar mijëra personel në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale për të ruajtur Sigurinë dhe Paqen për banorët e Gazës”, shkroi Trump, raportojnë mediat amerikane.

“Shumë e rëndësishme është që Hamasi duhet të respektojë angazhimin e tij për çmilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm. Bordi i Paqes do të dëshmojë se është Organi Ndërkombëtar më i rëndësishëm në histori dhe është nder për mua të shërbej si Kryetar i tij”, shtoi ai.

Edhe Shqipëria është ftuar të jetë pjesë e Boordit të Paqes. Pak ditë më parë A2 CNN mësoi se kryeministri Edi Rama pritet të shkojë në Uashington, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, e cila është parashikuar të mbahet më 19 shkurt.

Izraeli iu bashkua zyrtarisht Bordit të Paqes javën e kaluar, përpara takimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ceremonia fillestare e nënshkrimit të kartës së Bordit u mbajt në janar në Davos të Zvicrës, me pjesëmarrjen e liderëve nga 17 vende të Amerikës Latine, Europës, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Shtëpia e Bardhë ka ftuar gjithashtu vende të tjera si Rusia, Bjellorusia, Franca, Gjermania, Vietnami, Finlanda, Ukraina, Irlanda, Greqia dhe Kina, ndërsa Polonia dhe Italia kanë deklaruar se nuk do t’i bashkohen nismës.

Ndërkohë, SHBA ka shtuar praninë ushtarake në rajon. Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesi me raketa të drejtuara USS Michael Murphy janë dislokuar teksa përfaqësues amerikanë zhvillojnë takime me zyrtarë iranianë në Oman. Anije të tjera luftarake amerikane janë pozicionuar në Mesdheun Lindor, Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Detin Arabik, në një periudhë tensioni të lartë rajonal.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë “dorëzoi” Ahmet Zogun dhe lugët prej argjendi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokracia në thes

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!