AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

by Alb Times
26/11/2026
in Politikë
6
0
Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se perspektiva e investimeve ekonomike në Shqipëri lidhet me përmbushjen e reformave.

Gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ajo theksoi se reformat janë kushti i parë për tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ajo nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe komunikimit gjatë procesit të integrimit europian, duke sugjeruar që në vizitën e ardhshme në Shqipëri të organizohet një takim me përfaqësuesit e biznesit.

Komisionerja europiane foli gjithashtu për paragjykimet ndaj Shqipërisë, duke theksuar se duhet një angazhim i përbashkët për t’i kapërcyer ato. Në këtë kontekst, Kos ndau edhe një përvojë personale nga vizita e saj turistike në Shqipëri, ku tregoi se kishte kaluar pushimet së bashku me bashkëshortin në Theth.

“Edhe ne duhet t’i përmirësojmë ato. Ky është një proces në të cilin transparenca dhe komunikimi janë shumë të rëndësishëm. Ajo që sugjeroj është që, herën tjetër që të vij në Shqipëri, të organizojmë një takim me përfaqësuesit e bizneseve. Gjithçka që ju përfaqësoni këtu është shumë e rëndësishme.

Begatia e Shqipërisë është e mundur. Së pari duhet të kryhen reformat dhe më pas do të vijnë investimet. Kështu rritet begatia dhe përmirësohet cilësia e jetës.  Sa më pranë vijës së finishit të jeni, aq më pak do të keni nevojë për mua.

Ka shumë paragjykime dhe ne të gjithë duhet të punojmë për këtë çështje. Një koment personal nga ana ime: do të thoja se kam kaluar pushimet në Shqipëri së bashku me bashkëshortin. Nuk i kam thënë askujt, por kemi përshkuar 4 mijë kilometra me makinë, nga këtu deri në Theth. U ngjitëm atje, kemi pirë çaj dhe ju keni çajra fantastikë.

Nuk kam takuar njerëz kaq të mirë dhe nuk kam vizituar vende kaq të bukura. E rëndësishme është që të ndjekim objektivin. E di që nuk do të kemi të gjithë të njëjtat mendime dhe mund të mos biem dakord për të njëjtat gjëra”, tha Marta Kos.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!

26/11/2026

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

26/11/2026

Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

26/11/2026

“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

26/11/2026

“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

26/11/2026

Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

26/11/2026

Sfidat e Sigurisë, ministri Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar!

26/11/2026

Harta Territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit: Zgjedhjet vendore të zhvillohen në 61 bashki!

26/11/2026

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

26/11/2026

“Do ju mbështesim deri në fund për anëtarësimin”- Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE-së: Shqipëria ka një avantazh…

26/11/2026

“Nuk ka vullnet politik”- Tabaku ‘nxin’ Shqipërinë në Këshillin e Integrimit Europian: Shqiptarët duan garanci për standardet e anëtarësimit!

26/11/2026

Humbësit e mëdhenj të fondeve të BE-së, Kosova rrezikon edhe 131 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes!

26/11/2026

VIDEO/ “O llumi Shqipërisë”- Gjergj Luca shpërthen ndaj Sali Berishës: Nuk të kam asnjë borxh, çdo gjë e kam me punë dhe gjak!

26/11/2026

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare

26/11/2026

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!
  • Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.