AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Ndreu: Racizëm i çuditshëm dhe i pajustifikueshëm

by SHT Media
29/01/2024
in Politikë
6
0
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Ndreu: Racizëm i çuditshëm dhe i pajustifikueshëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga turizmi, te marrëveshja me Italinë për emigrantët, e marrëdhënia me Kryeministrin Edi Rama, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i ka zbuluar të gjitha në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”. Kryebashkiaku Ndreu teksa bëri me dije se turizmi në Lezhë ka ardhur nga viti në vit, në rritje, u ndal më tej te marrëveshja për emigrantët, duke theksuar se në Shëngjin nuk do të ketë kamp.

Ai u shpreh se Shëngjini do të jetë pikë hyrëse për emigrantët me qëllim dërgimin e tyre në Gjadër.

“Menaxhimi ynë i sezonit turistik në bashkëpunim me operatorët turistikë ka qenë në rritje çdo vit. Nuk them se s’ka defekte, por është ku e ku me atë që kishim.

Në Shëngjin nuk do ketë kamp. Do dalin të huajt në rrugët e Shëngjinit dhe do i vrasin sytë turistëve, kjo është përrallë dhe turp për ta treguar në çdo vend të botës. Ne kemi një lagje rome dhe egjiptiane dhe janë njerëz të shkëlqyer.

Në Shëngjin edhe nëse do ndodhë do jetë si pikë hyrëse dhe do ikë në Gjadër. Nuk ka lidhje me Shëngjinin. Afrikanët nuk e kanë Shqipërinë opsion për të dalë e për të punuar, se po ta kishin për kaq vite demokraci do e kishin bërë Shqipërinë të kishte ikur me kohë. Ky racizëm i çuditshëm  që identifikojnë ngjyrën e lëkurës me pjesëmarrjen këtu është i pajustifikueshëm. Në kemi pritur e përcjellë rreth 4 mijë afgan dhe 600 janë akoma aty, jo vetëm që s’ka ndodhur asgjë, por janë integruar shumë mirë”, tha Ndreu.

Ky i fundit u ndal më tej te komunikimet me Kryeministrin Edi Rama, për të cilin theksoi se nuk ndërhyn kurrë në punët e kryebashkiakëve. Ndreu u shpreh se Rama të lë gjithë hapësirën e nevojshme për të punuar.

“Komunikojmë shpesh. Kush nuk e njeh Edi Ramën e bën këtë pyetje. Ajo që më bën më të afërt, është se unë jam më i nxituar kur kërkoj gjëra. Ai ka qenë kryetari bashkisë tiranë, unë drejtori i policisë tiranë dhe ai ma njeh tipin, ma njeh mënyrën e të vepruarit. Nuk kam konstatuar se me të tjerët sillet ndryshe. Ai kujdeset që të gjithë kryetarët e bashkive që ndjejnë se e kanë përkrahjen e tij. Ai e ka veti këtë. Edi Rama kurrë nuk ndërhyn në punën tonë, kurrë nuk ndodh që të thotë pse e bën këtë, pse e hoqe këtë.

Edi Rama të lë gjithë hapësirën e nevojshme që ti të punosh. Nëse e bën mirë, ta thotë, nëse e bën keq, ta thotë.

Ka pasur raste që i kam thënë jo. Ja kam thënë disa herë. Ka pasur një mendim ndryshe, unë e kam pasur ndryshe. Nëse dy herë ti i thua jo, dhe e bind, atë herë nuk ka problem ai. Kurrë nuk di ndonjë rast që të vejë veton nëse ti si drejtues lokal e argumenton diçka. Nuk mbaj mend ndonjëherë të ketë thënë jo me arrogancë.

Edhe ne ndonjëherë jo të gjitha kërkesat i kemi të argumentuara si duhet. Me Ramën duhet të kesh argument, projekt. Nëse se ke, mos u nis.

Nëse unë vij në bashki dhe gjej zero projekte, cila qeveri ta jep? Rama jo e jo njëherë. Nuk ke bërë projekt, nuk e argumentove dhe nuk i thua se çfarë drejtimi zhvillimi çon kjo, çfarë impakti jep, nuk ke marrë asgjë, zero”, theksoi Ndreu.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit
  • Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!
  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.