• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Marrëdhënia Tiranë-Athinë, Hasani: Vizita ime në Greqi për të rihapur kanalet e bashkëpunimit

17/06/2025
in Politikë
Marrëdhënia Tiranë-Athinë, Hasani: Vizita ime në Greqi për të rihapur kanalet e bashkëpunimit

Në një intervistë për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zbuluar detaje nga vizita e tij në Athinë pak javë më parë, ku pati diskutime me homologun e tij grek, George Gerapetritis.

Hasani tha se marrëdhënia me Greqinë “duhet kuruar me shumë kujdes”. “Është marrëdhënie shekullore. Është marrëdhënie midis dy popujve që kanë jetuar krah për krah njëri tjetrit në momente të vështira dhe të mira dhe na takon ne ta ngremë këtë marrëdhënie në nivele sa më pozitive dhe kjo ishte arsyeja pse vendosa që me përfundimin e zgjedhjeve këtu të fillonim që të hapim një rrugë të re të një angazhim historik, dhe që nuk varet nga emrat e përveçëm por është gjithmonë aty”, tha kryediplomati i Shqipërisë.

I pyetur nëse është diskutuar me palën greke për heqjen e ligjit të luftës apo dërgimin në gjykatat ndërkombëtare të marrëveshjes për detin, Hasani tha se e rëndësishme është që dy vendet të punojmë për një të ardhme së bashku në Bashkimin Europian, pa kushte ndaj njëra-tjetrës.

“Kam gjetur tek ministri i Jashtëm grek një bashkëpunëtor serioz, një koleg mendje hapur, një njeri në gjendje që shumë nga sfidat që kemi përballë t’i adresojmë së bashku. Dhe të krijojmë një perceptim të qartë se çfarë duam të realizojmë në të ardhmen, pa hyrë në kushte dhe parakushte ndaj njëri-tjetrit pa i krijuar korniza ngushtimi kësaj përpjekje që duam ta çojmë sa më përpara. Bëhet fjalë për dy vende që e mendojnë të ardhmen e tyre së bashku në BE. Dhe  ne duhet ta shohim veten në kornizën e perspektivës evropiane. Çfarë është dakordësuar mes vendeve është dakordësuar midis vendeve. Vizita ime në Greqi ishte për të rihapur edhe një herë kanalet shumë të mira të bashkëpunimit që ishin aty por kishin nevojë edhe për simbolikën e vizitave”, u shpreh Hasani për A2 CNN.

Sa i përket ligjit për pensionet me Greqinë, një premtim i fushatës zgjedhore gjatë takimeve në Athinë i kryeministrit Edi Rama, Hasani theksoi se po punohet në këtë drejtim.

“Është një nga pikat më të rëndësishme ne agjendën e diskutimeve. Padyshim që numri i qytetarëve shqiptarë që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje është tepër i konsiderueshëm ndaj vëmendja jonë është shumë e madhe për të arritur diçka që do ti jepte këtyre njerëzve, kontribuuesve shumë të mirë të dy shoqërive një të drejtë që u ka munguar”, deklaroi ai.

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!