• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me Berishën: Arsyet përse shpif ndaj meje!

09/01/2025
in Politikë
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me Berishën: Arsyet përse shpif ndaj meje!

Ish- kryeministri socialist Pandeli Majko në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, paralajmëron një fushatë elektorale të ashpër dhe me akuza si ato ndaj tij nga Sali Berisha për krime elektorale.

Vënien nën sulmin e Berishës, Pandeli Majko e shikon të lidhur me kalimin e tij nga Kukësi në fushë-betejën elektorale të Tiranës.

“Unë jam mësuar me sulme sepse sulmet janë të natyrshme në politikë aq më pak në një situatë elektorale që duket se do të jetë një situatë elektorale shumë e ashpër. Ajo që më shqetëson për momentin përballë publikut është po ndodh një proces që quhet martesë e gënjeshtrës me të vërtetën.

Pra ka humbur linja dalluese midis asaj që është e vërteta dhe gënjeshtra. Sepse një e vërtetë martohet me 10 gënjeshtra dhe publiku e ka shumë të vështirë të kuptoj se kush bën çfarë. Kështu mendova se procedura më e drejtë nuk ishte futja në debate të përgjithshme fjalës. I jam drejtuar SHISH nëpërmjet kryetares së kuvendit duke i bërë asaj kërkesë që të bëhet sqarimi përkatës”, tha ai për Top Channel.

Por a është takuar Pandeli Majko me personazhet e përmendur nga Berisha si pjesë e pretenduar e një regjistrimi ambiental nga dega lokale e  SHISH në Kukës?

“Sigurisht që jo. Sidomos me ish drejtorin e policisë i cili edhe nga vlerësimet e medias, në atë periudhë që unë kam qenë i deleguar në Kukës pra në zgjedhjet e Majit të 2023 ai ishte i larguar që në 2021. Kështu që nuk mund të takohesha me dikë që kishte dy vite i larguar. Dje më thanë se emri i tij ka ndryshuar nga Alban është bërë Ardian më saktë ish drejtori i OSHE-së”, tha ai.

Për momentin Pandeli Majko e përjashton një betejë ligjore në gjykatë për shpifje ndaj kryetarit të PD-Sali Berisha.

“Unë e kam parim. Nuk para bëj akuza për natyra të tilla. Nuk e kam bërë për asnjë gazetari apo politikani pasi mendoj se nëse do të merresha më këtë do të duhej shumë kohë dhe financim. Mendoj se çdo qytetar e ka shumë të qartë se unë nuk mund të shkoja në Kukës e të fitoja zgjedhjet duke shitur shtylla”, deklaroi Majko.

Megjithatë përplasja e radhës Majko-Berisha do të zhvendoset në një zonë elektorale të cilën Majko nuk e tregon por Top Channel mëson se është me shumë peshë e rëndësi për PD-n.

“Shpresoj në një zonë interesante. Pa diskutim të vështirë”, tha ai.

Çfarë pritshmërie keni nga kjo zonë?

“Të bëj më të mirën për PS. Familjen time”, u shpreh Majko.

E ndërsa socialistët kanë vendosur standardin e të mos komentuarit të atyre që hynë e dalin në SPAK, ish kryeministri socialist jep një përgjigje të shkurtër si ndjehet kur kolegë deputetë, ish ministra apo edhe kryebashkiakë kthehen në subjekte të prokurorisë së posaçme.

“Keq ndjehem. Shumë keq. Dhe sidomos ndjehem keq kur shoh njerëz që janë nën akuzë që sulmojnë kolegët e mi”, tha Majko.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!