Lufta kundër Iranit ishte një “ekskursion i vogël” dhe do të mbarojë “brenda disa javësh”.
Kështu deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një aktiviteti në Kongresin e SHBA-së për nder të kryeministrit irlandez Michael Martin në Ditën e Shën Patrikut.
“Nuk do të zgjasë shumë… Jemi padyshim përpara afatit”, shtoi Presidenti amerikan.
Trump vijoi më tej duke thënë se problemi i vetëm i ushtrisë amerikane në Iran është se nuk di me kë të merren, pasi sipas tij, të gjithë liderët janë vrarë.
“Problemi ynë më i madh është se nuk dimë me kë të merremi në Iran, sepse të gjithë janë zhdukur”, tha mes të tjerash Trump.











