AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Lobimi 6 milionë $, si kontratë sheikësh”, Këlliçi përplaset me analistin: I kanë dhënë patriotët për Berishën

by SHT Media
30/04/2025
in Politikë
6
0
“Lobimi 6 milionë $, si kontratë sheikësh”, Këlliçi përplaset me analistin: I kanë dhënë patriotët për Berishën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Log mes kandidatit për deputet të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, dhe analistit Fitim Zekthi, mbi kontratën 6 milionë dollarë për lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zekthi vlerësoi se kontrata është “ekstremisht e shtrenjtë” dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin real të fondeve.

“Kontrata është 6 milionë dollarë për dy vite. Kjo shumë nuk është normale për një parti politike opozitare. Këto kontrata i bëjnë shtete si Arabia Saudite,” tha ai.


“Nuk kam asgjë parimisht me lobimin, për sa kohë bëhet për qëllime të ndershme. Por kjo shumë është jashtë çdo përmase realiste”, tha ai.

Në reagim, Këlliçi mohoi që kontrata të jetë iniciuar nga Partia Demokratike dhe theksoi se fondet janë dhuruar nga individë që e duan Shqipërinë.

“PD nuk është iniciatore. Janë para të patriotëve shqiptarë që duan ta çojnë të vërtetën për Shqipërinë tek ndërkombëtarët,” u shpreh Këlliçi.

“Kam letra, kam dokumente që tregojnë se janë fonde të dhuruara dhe çdo gjë është transparente”, vijoi ai.

Zekthi e ka kundërshtuar këtë pretendim.

“E kuptoj që mund të ketë patriotë, por për tërmetin u mblodhën 700 mijë dollarë. Këtu kemi të bëjmë me 6 milionë. Tek kjo shifër ka një problem serioz. Nuk më bind dot se janë vetëm individë”, tha Zekthi.

Këlliçi theksoi se qëllimi i lobimit është informimi i aleatëve ndërkombëtarë për situatën politike në vend.

“Ne duam që e vërteta të dëgjohet. Që ata të marrin vesh se çfarë ndodh realisht në Shqipëri,” tha ai.

Zekthi vuri në pikëpyetje qëndrimin e PD-së si palë e jashtme në këtë çështje.

“Ju vetë thatë se PD e dëshiron këtë lobim, për të çuar shqetësime. Kjo tregon se partia është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë kontratë”, u shpreh Zekthi.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.