• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Lirimi i Berishës, një vendim që normalizon skenën e përballjes politike në prag të zgjedhjeve”

28/11/2024
in Politikë
Zogaj: Arsyet e përçarjes së opozitës janë akoma në fuqi. Bashkimi s’ndodh për sa kohë ka kushte, e vetmja mënyrë…!

Në një bisedë me gazetaren Ina Qirjo të televizonit “News 24”, presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, zoti Preç Zogaj e vlerësoi lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, “si akt sovran i një gjyqtareje që ka lexuar drejt ligjin dhe ndoshta edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetetuese. Jo ndoshta, por me siguri.”

“Nuk e kam zakon të komentoj vend e pa vend vendimet e gjykatave,” – shtoi Zogaj,” – por mund të flas për pasojën politike të këtij vendimi. Është një vendim që normalizon skenën e përballjes politike mes shumicës dhe opozitës drejt zgjedhjeve politike të vitit të ardhshëm. Do të ishte anomali një ndeshje të pabarabartësh në kuptimin që njëri të ishte në fushë, tjetri i mbyllur në shtëpi. Edhe pse kjo lloj pabarazie nuk e famorizon domosdoshmërisht kryeministrin, qeverinë. Në politikë veprojnë ligjësi kundërthënëse. Padrejtësitë nganjëherë të forcojnë. Kemi rastin e Fatos Nanos, ish kryetarit të PS-së që fitoi zgjedhjet nga burgu si i dënuar. Thënë këtë nomale është që liderët politikë si rregull nuk kanë pse privohen nga pjesëmarrja në zgjedhje me masa sigurie. Përveç rasteve shumë të përligjura, askush nuk ka pse burgoset pa ju provuar fajësia”, tha Zogaj.

I pyetur se a e donte Rama dhe a fiton Rama nga lirimi i Berishës Zogaj tha se nuk referoj çfarë mund të ketë në kokë kryeministri. – “E rëndësishme është se fitoi normaliteti. Por të mos kishte asnjë bazë, gjyqtarja nuk do ta shuante dot masen e arrestit shtepiak të zotit Berisha,” tha Zogaj.

Gazetarja Ina Qirjo e pyeti zotin Zogaj për shanset e PD-së për t’u rritur dhe fituar tani që Berisha nuk është në arrest shtëpiak. Zogaj tha se Berisha nuk u ka munguar asnjë çast mbështetësve të tij dhe publikut gjithë këto kohë. – “Madje ka mbajtur fjalime e konferenca shtypi më shumë se kurrë ndonjëherë. Mundësitë në liri janë sigurisht më të mëdha. Por shuarja e arrestit shtëpiak nuk është diçka substanciale për gjykimin, sidomos tani që SPAK e ka çuar akuzën ndaj zotit Berisha në gjykatë. Dy sfidat e tij të mëdha mëdha janë akuza penale dhe sanksionimi nga SHBA. Ai do të përballet me këto dy sfida që në thelb janë dy përballjet e tij të mëdha me të vërtetën, përcaktuese për raportin e tij më ndjekësit dhe zgjedhesit në tërësi.”



“Tani, ndërsa zgjedhësit po shfaqen në horizont”, – tha Zogaj në përgjigje të një pyetjeje tjetër, – “nga Berisha pritet një projekt konkret për rotacionin e pushtetit. Një projekt të tillë duhet ta kenë edhe partitë e tjera të vogla apo të reja opozitare. Sepse as PD nuk fiton e vetme, të voglat jo e jo. Qëllimi i përbashkët i tyre duhet të jetë rrotacioni. PS e Ramës meriton të dalë në opozitë pas dymbëdhjetë vjetësh. Ajo e ka humbur shumicën. Elektorati opozitar në vend është numerikisht më i madh se elektorati që mbështet qeverinë. Nëse Rama fiton dhe në këto kushte, shkaku do të jetë pikësëpari egocentrizmi i partive opozitare dhe krerëve të tyre”.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!