• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Lider në botë, i dobët në Paris! Paradoksi i Macron-it që përcakton fatin e Evropës

07/10/2025
in Botë
Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë, Macron nuk tërhiqet: Zgjohuni! Nëse Rusia fiton…!

Nga Andrea Bonanni, la Repubblica

Të dhënat politike dhe ato ekonomike konfirmojnë se Franca është bërë tashmë “sëmundja e madhe” e një Europe, që edhe vetë nuk është në gjendje të mirë.

Por, kriza që ndodhi brenda dymbëdhjetë orëve me emërimin e një kryeministri tjetër nga presidenti Macron, tregon se jemi përballë një sëmundjeje, që është psikike, para se të jetë fizike.

“Ju keni fuqinë të rrëzoni këtë qeveri, por nuk keni fuqinë të injoroni realitetin”, kishte paralajmëruar në mënyrë profetike kryeministri paraardhës, François Bayrou, duke iu drejtuar deputetëve që po e rrëzonin.

Ky verbim politik duket se ka përfshirë jo vetëm Parlamentin, por edhe vetë udhëheqësit më të lartë të vendit, pasi Macron i ka dhënë detyrën një tjetri besniku, Sébastien Lecornu, i cili prezantoi një qeveri shumë të ngjashme, me atë që u rrëzua pak më parë.

Është një fat i çuditshëm për Emmanuel Macron, i zgjedhur për herë të parë president në 2017, në një kohë kur partitë tradicionale po shpërbëheshin totalisht, dhe që tani rrezikon të përmbyset, nga i njëjti shqetësim kolektiv, që e çoi atë në Pallatin Elize.

Ai duhej të ishte rezistenca e arsyeve të shëndosha kundër rritjes së ekstremit të djathtë populist dhe anti-BE të udhëhequr nga Le Pen.

Tani ndodhet i rrethuar jo vetëm nga “lepen-istët”, që tashmë janë partia kryesore, por edhe nga një e majtë populiste dhe po ashtu anti-evropiane, që është rritur gjatë presidencës së tij.

Pjesa më paradoksale është se gjatë këtyre tetë viteve në krye të Francës, Macron ka qenë padyshim lideri më karizmatik i Evropës. Është telefoni i tij që bie, kur e thërrasin të gjithë udhëheqësit më të mëdhenj të botës kur, më rrallë e më rrallë, duan të kuptojnë gjendjen e Bashkimit Evropian.

Qoftë Putin apo Trump, të cilët nuk e duan, apo britaniku Starmer, i cili thotë se është mik i tij, Macron është pika referuese e Kontinentit të Vjetër.

Ndërsa popullariteti i tij në Francë po zbehej, figura e tij ndërkombëtare vetëm sa po rritej, edhe sepse ishte i vetmi nga udhëheqësit e 27 vendeve që shprehu me forcë dhe me këmbëngulje një ide politike dhe vlerash për Evropën.

Por për francezët, kjo nuk ka më rëndësi. Dhe ky është treguesi se sëmundja në Francë ka transformuar vetë ndërgjegjen kolektive të një populli, që duket se ka humbur identitetin e vet.

Që nga de Gaulle, presidentët francezë gjithmonë e kanë kthyer staturën e tyre ndërkombëtare në përfitim politik brenda vendit. Vetë ‘gollizmi’, që zgjati dekada pas vdekjes së gjeneralit, ishte një lëvizje e lidhur me një ide dhe një projekt të Francës në arenën botërore.

Edhe Mitterrand dhe Giscard d’Estaing përfituan në politikën e brendshme nga imazhi i tyre pozitiv ndërkombëtar. Sot, situata nuk është më kështu. Në fakt, po ndodh e kundërta.

Besimet europiane, tensioni etik dhe politik që e bënë Macron-in të madh në Evropë, tani kthehen kundër tij në sytë e shumicës së popullit francez.

Prestige-i i tij ndërkombëtar bëhet një minus në sytë e brendshëm. Aftësia e tij për të parë një të ardhme të përbashkët përtej kufijve të Francës, shihet si tradhti.

Sigurisht që presidenti francez ka përgjegjësi për krizën politike që tani kërcënon ta rrëzojë nga pushteti. Këtu përfshihet edhe ajo, që ka folur shumë për Europën, por nuk ka bërë mjaft për ta zbatuar këtë në praktikë.

Por, kriza e Macron është kryesisht kriza e një vendi, ku pjesa më irracionale dhe e zemëruar është rritur shumë në krahasim me “trurin”, që është dobësuar dhe nuk arrin më të frenojë instinktet vetë-shkatërruese të “zorrëve”.

Në demokraci, kjo ndarje mes pushtetit dhe opinionit publik zakonisht zgjidhet me zgjedhje. Por për Macron, që nuk mund të kandidojë përsëri, problemi nuk është kaq i thjeshtë. Kjo, sepse vendi është i ndarë në tri pjesë: një ekstrem të djathtë që kërkon një shumicë relative, një qendër demokratike por gjithnjë e më të ndarë, dhe një ekstrem të majtë, që nuk dëshiron më të mbështesë establishment-in.

Në këtë situatë, që është pak a shumë “skizofrenike”, është thuajse e pamundur të formohet një qeveri me shumicë, edhe nëse ajo do t’i besohej opozitës, duke krijuar një “diarki” në krye të shtetit.

Por, në një vend që nuk ka më një vizion të përbashkët për veten dhe fatin e tij, edhe zgjedhjet presidenciale të parakohshme do të ishin një rrezik i madh, pasi do të shtonin edhe më shumë përçarjen mes qëndrimeve, që nuk pajtohen.

Përpara se të jetë një krizë politike apo ekonomike, kriza e Francës është kriza e demokracisë. Ekziston rreziku real që asnjëra nga të dyja të mos mund ta tejkalojë atë.

Më të lexuarat

  • Balluku vs Spiropali, lufta e ftohtë ku matematika e votave mposht lirikën e Skënderbeut

    Rama i bën paralajmërimin e fundit Spiropalit: Ka gabuar dy herë, tek e treta përjashtohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deputetja e PS kërkon tredhjen e pedofilëve: Do e paraqes nismën time në Parlament

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkollat e Tiranës i ndërtoi trafikanti Mir Pepa; Si e mbushi europën me drogë dhe u vesh si biznesmen në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!