AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

LIBRI I DITËS: “Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave”, romani i paharrueshëm me plot zbulime të papritura nga Ann

by SHT Media
18/12/2023
in Kryesore
6
0
LIBRI I DITËS: “Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave”, romani i paharrueshëm me plot zbulime të papritura nga Ann
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Romani “Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave”, e autores Anne Jacobs. I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave. Augsburg, 1923. Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme.

Tashmë ka ardhur çasti që ai të marrë në dorë frerët e fabrikës së madhe të pëlhurave, të cilën, në mungesë të tij, e kish drejtuar e shoqja. Pas shumë muajsh ndarjeje, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse Marija kupton se sa me të vjetrën është Pauli. Ai i sheh me dyshim modelet e skicuara nga Marija: ato kostume aq moderne, të ngushta e të guximshme.

Kthimi në jetën e mbyllur familjare nis ta mbysë Marijen dhe Pauli, për ta ndihmuar, vendos t’i realizojë një ëndërr: t’i hapë një atelie mode të vetën. Sigurisht, është krejt i papritur suksesi i madh i modeleve të saj të para: zonjat flasin vetëm për stilisten e re, e tërë shoqëria e lartë u gëzohet veshjeve të saj. Kur punët fillojnë ta mbajnë larg shtëpisë dhe fëmijëve, Pauli vendos t’i japë një ultimatum Marijes, me pasoja krejt të papritura. Për habinë e madhe të familjarëve dhe shërbyesve intrigantë të shtëpisë…

Anna Jacobs (lindur më 1941 në Rochdale, Lancashire) është një shkrimtare dhe romanciere angleze. Ajo u diplomua në Universitetin e Leeds në 1962, përpara se të emigronte në Australi në vitin 1973. Jacobs ka shkruar më shumë se 80 romane, shumica e të cilave janë historike saga (botuar nga Hodder & ; Stoughton) ose histori familjare ose marrëdhëniesh (publikuar nga Allison & Busby, botuar me emrin e saj. Ajo ka shkruar gjithashtu romane fantazi, të botuara me emrin Shannah Jay. Në vitin 2006, romani i saj “Krenaria. i Lancashire”, fitoi çmimin Romani Romantik Australian i Vitit.

Titulli: Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave
Autorja: Anne Jacobs
Shtëpia Botuese: Dituria
Zhanri: Roman
Faqe: 528
Përkthyese: Albana Nexhipi Lekaj
Çmimi: 1500 lekë

Liberale.al/ Përgatiti: A. Mënalla

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.