• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Lavrov “shuan” shpresat: Ukraina dhe liderët europianë nuk duan paqe

24/08/2025
in Botë
Lavrov “shuan” shpresat: Ukraina dhe liderët europianë nuk duan paqe

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka vënë në dukje hendekun e madh mes Moskës dhe Kievit, duke shuar shpresat se presidenti amerikan Donald Trump mund të sjellë një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë.

Në një intervistë ekskluzive për NBC News, Lavrov tha se nuk ka asnjë takim të planifikuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi çështjet kyçe si garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mosmarrëveshjet territoriale mbeten pa zgjidhje.

“Putin është gati të takohet me Zelenskyn, nëse ky takim do të vendosë realisht diçka. Për një shfaqje tjetër të Zelenskyt në skenë, kjo nuk është e dobishme,” tha Lavrov.

Edhe pse Trump është takuar këtë muaj me Putinin, Zelenskyn dhe liderët evropianë, përpjekjet e tij për paqe janë zbehur nga sulmet e vazhdueshme ruse, përfshirë bombardimin e një fabrike amerikane javën e kaluar.

Shtëpia e Bardhë po kërkon një samit Putin-Zelensky, por Lavrov këmbëngul se është Ukraina ajo që po bllokon procesin, bashkë me udhëheqësit evropianë që “nuk duan paqe”.

Mosmarrëveshje për territoret dhe NATO-n

Lavrov tha se Ukraina po refuzon kërkesat për dorëzimin e Krimesë dhe Donbassit të pushtuar, si dhe për braktisjen e synimit për t’u anëtarësuar në NATO. “Zelensky i tha jo gjithçkaje. Si mund të takohemi me një njeri që hiqet si lider?” u shpreh ai.

Megjithëse Rusia mban nën pushtim rreth 20% të territorit të Ukrainës, Moska këmbëngul që nuk ka “interes për territore”, por vetëm për mbrojtjen e “popullsisë etnike ruse” që jeton aty prej shekujsh.

Civilët

Sipas OKB-së, Rusia ka vrarë ose plagosur afër 50 mijë civilë që nga nisja e agresionit në vitin 2022, përfshirë gra e fëmijë në spitale, kisha dhe shkolla. Vetëm javën e kaluar, një kopësht fëmijësh në Lviv u godit nga raketat ruse.

Lavrov i hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se Rusia nuk ka sulmuar kurrë civilë dhe duke akuzuar Ukrainën për goditje të qëllimshme ndaj kishave e vendbanimeve.

Putin, Trump dhe “drita në fund të tunelit”

Edhe pse sulmet ruse janë dyfishuar që prej marrjes së detyrës nga Trump në janar, Putin e ka vlerësuar presidentin amerikan, duke e cilësuar takimin e tyre të fundit në Alaska si “shumë të mirë” dhe duke thënë se “me Trump ka një dritë në fund të tunelit”.

Lavrov ndërkohë theksoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk mund të diskutohen pa përfshirjen e Rusisë, ndërsa hodhi dyshime mbi legjitimitetin e Zelenskyt, pasi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë shtyrë për shkak të ligjit ushtarak.

Pesimizëm në Washington

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme”, përfshirë njohjen e integritetit territorial të Ukrainës pas luftës, por pranoi se negociatat janë “plot me pengesa”.

Edhe vetë Trump ka ulur tonet, duke thënë se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendimin e madh: “Ose sanksione masive, ose tarifa masive! Ose s’bëjmë asgjë dhe themi është lufta juaj!”

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!