AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

by SHT Media
14/02/2026
in Politikë
6
0
Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale pas një shkrimi të publikuar prej gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja. Ky i fundit ka thënë mes të tjerash në një artikull, se procesi për Kodin e ri Penal është fasadë. Ministri i Drejtësisë hedh poshtë akuzat e magjistratit teksa thekson se “procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar, me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesionistëve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Lamallari ndonëse nuk e përmend me emër nominalisht gjyqtarin e GJKKO, Florjan Kalaja, i cili është ndërkohë edhe vëllai i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i kujton atij se me reagimin që ka bërë ka cënuar Kodin e Etikës Gjyqësore të miratuar nga KLGJ.

“Në Shqipëri ka plot raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas aktivisht në politikë, ku shembujt konkretë i gjen në Parlament. Po ashtu, për fat të keq, kemi parë dhe deklarata publike me tone qartësisht politike dhe etiketime aspak etike të shoqatave të gjyqtarëve!”, shkruan ministri Lamallari.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Respektoj plotësisht të drejtën e çdo magjistrati, prokuror dhe gjyqtar, i juridiksionit të përgjithshëm apo qoftë dhe atij të posaçëm, për mendim profesional mbi proceset ligjbërëse. Megjithatë, kur një qëndrim i tillë paraqitet në media duke i cilësuar si “fasadë” tryezat konsultative të organizuara nga Ministria e Drejtësisë, lind detyrimi për sqarim dhe transparencë ndaj publikut.

Procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar, me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesionistëve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Konkretisht, gjatë periudhës shtator–dhjetor 2025 janë zhvilluar gjithsej 25 takime konsultative. Në këto tryeza kanë marrë pjesë gjithsej 488 përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, administrata publike, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile. Pjesëmarrja e tyre është dokumentuar me procesverbal, ashtu si dhe mendimet e shprehura krahas atyre të përcjella me shkrim, zyrtarisht nga insitucionet e ndryshme, përfshi ato të drejtësisë. Më shumë se gjysma e dispozitave të publikuara më herët në muajin korrik 2025, ka ndryshuar tashmë dhe puna vijon duke reflektuar në masë të gjerë komentet dhe sugjerimet me vend të ardhura nga institucionet dhe profesionistët e angazhuar në frymën e bashkëpunimit korrekt, pa paragjykim dhe të pandikuar nga prania ose jo e vëmendjes mediatike.

Debati profesional është i mirëpritur, por ai duhet të mbështetet mbi fakte dhe duke shmangur etiketimet apo ndikimin institucional, aq më tepër të një pushteti tjetër, të cilat nuk i shërbejnë paanshmërisë apo perceptimit i të qenit i paanshëm.

Në Shqipëri, kufizimet për opinione publike të magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë) burojnë nga disa shtylla kryesore të kuadrit ligjor dhe etik. Thelbi është ruajtja e pavarësisë, paanshmërisë dhe besimit publik në drejtësi.

Rëndësia e vetëpërmbajtjes së gjyqtarit, në jetën publike dhe private sanksionohet dhe në Kodin e Etikës Gjyqësore, të miratuar me Vendim nr 171, datë 22.04.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ndër të tjera kërkon që gjyqtari:

– kujdeset gjithmonë që sjellja e tij, zyrtare apo private, të mos cënojnë pavarësinë individuale apo institucionale të gjyqësorit dhe as dukjen e pavarësisë në sytë e publikut. Gjyqtari duhet të shmangë sjelljet që mund të krijojnë përshtypjen te publiku se është i angazhuar politikisht…” dhe;

– duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mbështetjen publikisht apo shprehjen e kritikave të çfarëdolloji e natyre ndaj pushteteve të tjera” dhe;

– duhet të shmanget nga bërja e komenteve mbi çështje të diskutueshme politike apo deklarata publike, të cilat mund të krijojnë përshtypjen se gjyqtari është i njëanshëm…’ si dhe;

– duhet të shfaqë vetëpërmbajtje në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale”

Të njëjtat parime të etikës udhëzohen dhe nga Komiteti Këshillimor i Gjyqtarëve Evropianë (Opinion Nr. 25 (2022) i Këshillit të Europës ‘Liria e Shprehjes e Gjyqtarëve dhe detyrimi i gjyqtarëve për pavarësi’):

• Magjistrati duhet të tregojë vetëpërmbajtje në shprehje publike, sidomos ndaj pushteteve të tjera.

• Duhet të shmangë shfaqjen e bindjeve politike në publik.

Standardi i Gjykatës së Strasburgut dikton gjithashtu detyrimin për paanshmëri reale dhe të perceptuar, sipas aksiomës klasike:

“Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet; ajo duhet edhe të duket (e tillë).”

Në Shqipëri ka plot raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas aktivisht në politikë, ku shembujt konkretë i gjen në Parlament. Po ashtu, për fat të keq, kemi parë dhe deklarata publike me tone qartësisht politike dhe etiketime aspak etike të shoqatave të gjyqtarëve!

Përtej debateve të natyrës etike më tepër se sa ligjore, besoj fort se barra e ushtrimit dhe perceptimit si i paanshëm dhe i pandikueshëm të magjistratit është veçanërisht më e lartë, po aq sa përgjegjësia e besuar për hetimin apo gjykimin prej tij të funksionarëve të lartë dhe subjekteve politikë!

Reforma në drejtësi dhe përmirësimi i legjislacionit penal janë procese sfiduese dhe që zhvillohen e përmirësohen në vijimësi, mbështetur në kontributin dhe përgjegjësinë e të gjithë profesionistëve dhe mbi të gjitha në besimin publik — jo etiketime.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.