AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ky mësim nuk duhet harruar”, Rama reagon sërish për Ballukun: Ma gjeni një vend në botë që pezullohet ministri…

by SHT Media
02/12/2025
in Politikë
6
0
“Ky mësim nuk duhet harruar”, Rama reagon sërish për Ballukun: Ma gjeni një vend në botë që pezullohet ministri…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një tjetër reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama sa i takon vendimit të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Ai rithekson se është rast unikal në botë dhe sipas tij, lufta ndaj korrupsionit nga ana e drejtësisë së re, nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar.

Postimi i kreut të qeverisë në “X”:

Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!

Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!

E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese,  prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.

Le të jemi të qartë:

Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

27/10/2026

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

27/10/2026

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

27/10/2026

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

27/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

27/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

27/10/2026

Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

27/10/2026

Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

27/10/2026

Begaj përshëndet shqiptarët e Luginës së Preshevës për fitoren: Rezultati duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit

27/10/2026

Kërkoi ndihmë nga Policia, gruaja vritet nga kunati dy orë pasi denoncoi dhunën në familje! Zbulohet letra: Kjo është shpresa ime e fundit!

27/10/2026

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

26/10/2026

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

26/10/2026

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

26/10/2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

26/10/2026

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

26/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet
  • Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.