AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim me 77 vota projektiligjin për Barazinë Gjinore

by SHT Media
06/11/2025
in Politikë
6
0
Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim me 77 vota projektiligjin për Barazinë Gjinore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim pas një seancë maratonë mbrëmjen e së enjtes projektligjin për Barazinë Gjinore.

Pas debatit, PS kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votim të projektligjeve në rendin e ditës.

Propozimi u miratua me 77 vota pro dhe 15 kundër. Balla kërkoi gjithashtu një pushim 30-minutësh për mbledhje të grupit parlamentar socialist, duke theksuar se sulmi ndaj ambasadorit nuk lidhet me projektligjin për barazinë gjinore, por me vlerësimet pozitive të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e cilësoi deklaratën si një incident të rëndë diplomatik dhe njoftoi se i është drejtuar Komisionit të Etikës për marrjen e masave disiplinore.

“I kërkojmë Partisë Demokratike të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme. Ky është një sulm ndaj një ambasadori, që bie ndesh me kodin e etikës së Kuvendit,” tha Balla, duke shtuar se “bazuar në nenin 65, kërkojmë përjashtimin e deputetit Berisha për 30 ditë nga komisionet dhe seancat plenare.”

Nga ana tjetër, Sali Berisha mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk ka fyer ambasadorin dhe se ka kërkuar sqarim për bazën ligjore të qëndrimit të BE-së mbi projektligjin për barazinë gjinore.

“Kam kërkuar nga ambasadori të na tregojë cilën direktivë mbështet këtë ligj. Zonja Marta Kos thotë se ai ka mbajtur qëndrimin e BE-së. Cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore?” u shpreh Berisha.

Përplasja mes palëve ka ndezur debat të fortë në Kuvend, duke sjellë reagime të ashpra dhe kërkesa për masa disiplinore ndaj kreut të opozitës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg
  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.