AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, Basha shpall të “mbyllur” seancën konstituive

by SHT Media
30/08/2025
in Botë
6
0
Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, Basha shpall të “mbyllur” seancën konstituive
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari Basha. As deputeti tjetër nga ky komunitet, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se të paktën 61 votat e nevojshme.

Dështimi për ta zgjedhur njërin nga deputetët e hedhur në votim sot nënkupton se Kuvendi nuk ka më askënd nga komuniteti joshumicë serb për ta votuar për nënkryetar. Ditë më parë, Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarë.

Kryetari Basha theksoi se seanca konstituive “mbyllet këtu”, megjithëse Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë në lidhje me nënkryetarin që vjen nga pakica serbe, prandaj, në këtë rast, konsiderojë se e kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, konsideroj se kjo seancë konstituive është e mbyllur”, tha Basha.

“Në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, konsiderojnë se moszgjidhja e njërit prej gjashtë anëtarëve të kryesisë së Kuvendit nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit”, theksoi Basha.

LVV e cilëson Kuvendin të konstituuar, të tjerët e kundërshtojnë

Për Lëvizjen Vetëvendosje, fituesen e zgjedhjeve të shkurtit, Kuvendi i Kosovës “është konstituuar, por ky qëndrim i tyre është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare dhe nga ekspertë ligjorë.

Dy deputetë të LVV-së, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu, thanë pas seancës se vendi tani duhet të vazhdojë me formimin e Qeverisë së re.

“Situata është kushtetuese, sepse kemi shterur të gjitha mundësitë. Janë tentuar të gjithë kandidatët, dhe asnjë nuk ka marrë votat. Në situatë të tillë nuk mund të bllokohet vendi. Të vijmë te situata e mandatarit, pastaj shohim. Të vazhdohet me institucionet, krijimin e tyre. A i kemi numrat do ta shihni në seancën kur votohet Qeveria”, tha Murati.

Haxhiu tha se “është e rëndësishme të ecim përpara me kryesinë, kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur, jemi të interesuar të ecim përpara ose me Qeverinë e re, ose me zgjedhje”.

Megjithatë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

“Rrjedhimisht, nuk mund të ketë materializim të asgjëje – as zhvillim të procedurave apo ushtrim të funksioneve parlamentare, e as rrjedhje të afateve kushtetuese”, tha Cakolli.

Sipas tij, kjo situatë mund të zgjidhet “vetëm nga Gjykata – qoftë me konstatim të dështimit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose me shpallje të pavlefshme dhe përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarët e komuniteteve”.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kuvendi ende nuk është konstituuar.

“Kushtetuta e Republikës, Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave dhe kushteve të konstituimit të tij. Çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita themelore përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike mbi të cilat mbështetet shteti ynë”, thuhet në një reagim të LDK-së në Facebook.

Ajo tha se Kuvendi nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime pa përmbushur më parë procesin e konstituimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret.

LDK-ja nuk ka votuar as për zgjedhjen e Bashës kryetar, por as për nënkryetarët e zgjedhur, siç nuk votoi sot as për nënkryetarin nga komuniteti joshumicë serb.

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, tha se Lëvizja Vetëvendosje po “tallet me Kuvendin dhe qytetarët”.

“Nuk varet nga vullneti dhe interpretimi i kryetarit të Kuvendit se a përfundon a jo seanca konstituive, por kjo është e qartë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së punës”, tha Krasniqi.

Sidoqoftë, i gjithë votimi ndaras për nënkryetarët nga komuniteti joshumicë ka nxitur dyshime se mund të jetë shkelur Kushtetuta e vendit, pasi në të kaluarën ata janë votuan në një pako.

Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Dhe pikërisht këtë e bëri të shtunën Lista Serbe.

Si erdhi deri te shorti për nënkryetarët nga pakicat?

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarët nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë. Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit.

As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme kur u hodh në votim dy herë.

Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.

Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

Nuk është e qartë gjithashtu se çfarë do të ndodhë tani pasi të gjithë kandidatët e hedhur në votim nga tri herë nuk arritën t’i marrin votat për t’u zgjedhur dhe Kuvendi dështoi ta ketë nënkryetarin e pestë.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjët kandidatë.

“Nëse asnjë kandidat nuk merr 61 vota, atëherë vijmë në një situatë të re, që nënkupton se Kuvendi ka dështuar të konstituohet. Nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjtët kandidatë”, tha Miftaraj.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”./ REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

06/11/2026

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

06/11/2026

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

06/11/2026

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

06/11/2026

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

06/11/2026

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

06/11/2026

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

06/11/2026

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

06/11/2026

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

06/11/2026

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

06/11/2026

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

06/11/2026

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

06/11/2026

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

06/11/2026

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

06/11/2026

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
  • Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.