AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kuvend/ Korreshi: Lushnjarët s’kanë asnjë përfaqësi, vendosni qoftë një komunist për dinjitet! Balla: Hajde konkurro për nënprefektin

by SHT Media
18/04/2024
in Politikë
6
0
Kuvend/ Korreshi: Lushnjarët s’kanë asnjë përfaqësi, vendosni qoftë një komunist për dinjitet! Balla: Hajde konkurro për nënprefektin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diskutimet për ndryshimet ne ligjin “Për prefektin e qarkut” vazhdojnë në Kuvend.

Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi, u shpreh se Lushnja nuk ka asnjë përfaqësues dhe është shndërruar në një fshat të madh të qarkut Fier. “Na ktheni dinjitetin si Lushnjë, vini komunistë e socialist, por kthejini dinjitetin. Prefekti të rrijë në Lushnjë”, iu drejtua ai mazhorancës.

Saimir Korreshi: Pse nuk do ta votojmë prefektin. Që nga 1912, Lushnja ka pasur një nënprefekt, prefekt, njerëz lushnjarë që punojnë. Në 33 vite, si nuk u bë një prefekt lushnjarë, të gjithë janë të zgjënjyer. Ne i kemi të gjitha në Fier, kaq të paaftë ka Lushnja. Kryetar qarku sbën vaki, por prefekt. Vini një komunist por të paktën të jetë nga Lushnja. S’kemi drejtor tatimesh, patentash. Ju si PS besoj keni marrë ca vota lushnjarësh.

S’kemi një gjykatë rrethi, s’kemi asgjë. Na kthyet në një fshat të madh të Fierit. Vetëm certifikata lëshonin, asgjë tjetër përveç patronazhimit. E çfarë do bëjë prefekti këtu. Presim prefektin nga Ballshi të fikë zjarrin ën Lushnjë. Ja e hapi ai celularin, por ku ta gjejë zjarrfikësen. Na ra zjarri në mes të Lushnjës, ajo qendra u dogj, nuk kishte asnjë zjarrfikëse me zorrë të fikte ujin. RENEA ka bërë akt heroik. Erdhën 40 zjarrfikëse, vetëm një hidhte ujë. Pse nuk punon prej tetë muajsh aparati i mamografisë në Lushnjë. 35 mijë euro bën një aparat i ri, blijeni ore.

Ose t’i japim një zgjidhje, ose na rroftë ligji për prefektin. Lushnjarët kanë nevojë të kenë përfaqësinë e tyre se na bëtë fshat fare. Na ktheni dinjitetin si Lushnjë, vini komunistë e socialist, por kthejini dinjitetin. Prefekti të rrijë në Lushnjë.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i qarkut Fier, e ftoi Korreshin të kandidojë për postin e nënprefektit të Lushnjës.

Taulant Balla: Sa i përket nënprefektin, jeni i ftuar dhe ju në konkurroni në një proces të hapur, jep dorëheqjen nga deputeti dhe të vlerësoheni për t’u zgjedhur. Përgjegjësinë e kam për të përfaqësuar qarkune  Fierit dhe Lushnja ka hyrë në një fazë transformimi me disa projekte madhore, që kanë qenë gangrenë, na duhet të rikuperojmë dhe dëmet e shkaktuara nga partia jote. Ju e dini që projekti më i rëndësishëm është rikonstruksioni i unazës, i përroit të Lushnjës, puna madhore vijon, ka nevojë për t’u ndjekur dita ditës. Në vitin e fundit janë rikonstruktuar dy shkollat më të rëndësishme, janë ndërtuar palestra dhe ambiente sportive, po ju rregullojmë dhe mjedisin kulturor ku bju nuk merrni pjesë por marrin pjuesë qytetatërn, pallati ‘Vaçe Zela’. Ju shkonit aty vetëm kur vinte Luli. Sa i përket përfaqësimit, qarku i Fierit është qarku dytë më i madh në vend dhe bashkia e dytë më e madhe e qarkut. Por, nuk shoh nevojë për të parë vendlindjen, e rëndësishme është që të jenë profesionistë.

Saimir Korreshi: Na hanë minjtë të gjithë andej, edhe për atë përroin e qytetit për mënyrën si është bërë është turp i Zotit. Kush i mban përgjegjësitë për ato vepra?

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.