AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kushtetuesja zbardh vendimin për Endri Shabanin, zbulohet pse u rrëzua kërkesa e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

by Alb Times
20/11/2026
in Politikë
6
0
Kushtetuesja zbardh vendimin për Endri Shabanin, zbulohet pse u rrëzua kërkesa e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit, duke zbardhur argumentet mbi të cilat rrëzoi kërkesën e 44 deputetëve të opozitës për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.

Në vendimin nr. 85, të datës 29 shtator 2026, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se procedura e ndjekur për zgjedhjen e Shabanit nuk ka cenuar Kushtetutën, duke lënë në fuqi vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2025, me të cilin ai u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro.

Një nga çështjet kryesore të shqyrtuara lidhet me tërheqjen e firmave mbështetëse nga deputetët e Partisë Demokratike. Sipas vendimit, Endrit Shabani kishte siguruar 35 firma mbështetëse brenda afatit të përcaktuar, ndërsa më 5 dhjetor 2025, pas përfundimit të këtij afati, deputetët demokratë kërkuan tërheqjen e mbështetjes për kandidatët.

Gjykata ka arsyetuar se mbështetja e dhënë nga deputetët për një kandidaturë prodhon efekte juridike në momentin e depozitimit të saj dhe se tërheqja pas përfundimit të afatit nuk mund të zhbëjë kualifikimin e kandidatit.

Sipas Kushtetueses, duhet bërë dallimi mes firmës mbështetëse, e cila shërben për kualifikimin e kandidaturës, dhe votës së deputetit në seancë plenare. Deputetët ruajnë të drejtën të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë, pavarësisht mbështetjes së dhënë më parë.

Një tjetër pretendim i opozitës lidhej me angazhimin e mëparshëm politik të Shabanit, i cili kishte qenë kryetar i partisë Nisma Thurje dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Deputetët kërkues pretendonin se Shabani ndodhej në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin e Avokatit të Popullit, pasi dorëheqjet e tij nga funksionet politike nuk kishin përfunduar të gjitha procedurat formale në momentin e kandidimit.

Por Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se momenti përcaktues për verifikimin e papajtueshmërisë është fillimi i ushtrimit të detyrës dhe jo periudha e kandidimit.

Shabani u zgjodh nga Kuvendi më 11 dhjetor 2025 dhe bëri betimin më 18 dhjetor. Sipas Gjykatës, nuk rezultoi e provuar që në momentin e marrjes së detyrës ai të ushtronte funksione të papajtueshme me postin e Avokatit të Popullit.

Kushtetuesja ka shqyrtuar gjithashtu pretendimet e opozitës se Shabani nuk përmbushte kriteret profesionale për këtë funksion, veçanërisht ato që lidhen me njohuritë dhe veprimtarinë në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se vlerësimi i meritës profesionale është kompetencë e Kuvendit, ndërsa kontrolli kushtetues synon të verifikojë nëse ky vlerësim është kryer në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe pa arbitraritet.

Gjykata ka vlerësuar se nuk është provuar arbitraritet në shqyrtimin e kandidaturës së Shabanit nga Komisioni i Ligjeve.

Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese më 12 janar 2026 nga 44 deputetë, të cilët kërkuan verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë së Shabanit, si dhe shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.

Me rrëzimin e kërkesës, mbetet në fuqi vendimi parlamentar për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

25/11/2026

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

25/11/2026

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

25/11/2026

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

25/11/2026

Saliu e njeh mirë Edin

25/11/2026

E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

25/11/2026

Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

25/11/2026

“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”- Mickoski nga Brukseli: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE!

25/11/2026

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

25/11/2026

Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

25/11/2026

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

25/11/2026

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

25/11/2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)
  • BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.