AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kushtetuesja konfirmoi Veliajn si kryebashkiak, Kthupi: Vendimi i GJK ishte më i miri, shkarkimi i tij politik

by SHT Media
04/11/2025
in Politikë
6
0
Kushtetuesja konfirmoi Veliajn si kryebashkiak, Kthupi: Vendimi i GJK ishte më i miri, shkarkimi i tij politik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimin e Gjykatës Kushtuese e cila rrëzoi dje vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, juristi Rezart Kthupi, e ka cilësuar si vendimin më të mirë. 

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se duhet që të pritet që të zbardhet vendimi i plotë i GJK për të parë arsyetimin e gjykatës lidhur me këtë vendim. 

‘Ishte vendimi më i mirë i mundshëm e asaj që gjykata shqyrtojë. Nëse unë do të kisha qenë pjesë e trupës gjykuese do të kisha marrë të njëjtin vendim. Por kur të zbardhet vendimi i plotë i gjykatës, ne do të shohim se kush është arsyetimi i gjykatës. Pra kur të zbardhet vendimi do të tregojë se kush janë arsyet që një pjesë e trupës së gjykatës votojë pro dhe pjesa tjetër votojë kundër. Rama nëse kishte hallin e Tiranë duhet ta kishte bërë kërkesën për shkarkimin ditën që u mbushën 3 muaj që ai nuk ishte paraqitur në detyrë. Kishte edhe një kërkesë nga grupi i PD për shkarkimin e Veliajt. Edhe pse vendimet janë politike nuk e përjashton as kryeministrin dhe as Këshillin Bashkiak të Tiranës që të respektojë ato që janë procedurat ligjore. GJK e bëri atë që duhet që të bënte, po Rama tani thotë meqënëse e latë në detyrë, atherë zgjidheni ju hallin e qytetarëve të Tiranës’, tha ai. 

Kthupi tha se Veliaj mund të paraqes një kërkesë në Kushtetuese dhe kjo e fundit të shqyrtojë masën e sigurisë arrest me burg. Sipas tij, shkarkimi i Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës ishte një vendim politik. 

‘Veliaj mund të paraqes një kërkesë në GJK dhe ajo mund ta shqyrtojë atë. Pra jemi në kushtet ku mund të kërkojë në GJK nëse kjo masë që është vendosur ndaj tij është Kushtetuese. Po Rama duhet që të priste sa të dilte vendimi i zbardhur dhe të nis një procedurë të re. 

Nëse Veliaj do të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e parë që ai u përballë me drejtësinë nuk do të kishim këtë diskutim që ne bëjmë sot. Në rastin konkret kur është bërë shkarkimi në tetor ishte për arsye politike të Ramës se po të ishte për interes të qytetarëve e kishte bërë shkarkimin në maj 3 muaj pas arrestimit’, tha ai. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.