• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kush është i dënuari përjetë, që qëlloi me armë gardianët dhe mori peng kuzhinierët në burgun e Peqinit. Raportohen d

15/12/2023
in Kryesore
Kush është i dënuari përjetë, që qëlloi me armë gardianët dhe mori peng kuzhinierët në burgun e Peqinit. Raportohen d

Ngjarje e rëndë, mes të burgosurve të përjetshëm në burgun e Peqinit.

Sokol Mjacaj, Arben Lleshi, Ilir Xhakja mësohet se janë tre të dënuarit përjetë që janë përplasur në burgun e Peqinit. Dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Raportohet nga mediat se ka qenë i dënuari Sokol Mjacaj që plagosi Ilir Xhakjan dhe Arben Lleshit.

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte. Mjaçaj ka marrë peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë. TCH tha se nga kjo ngjarje dy persona kanë mbetur të plagosur.

“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej tyre dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon sërish seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!